U zgjodh në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s/ Ja sa do të paguhet Armando Duka

0

Armando Duka është zgjedhur zyrtarisht në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, i cili është organi më i lartë drejtues i futbollit. Ai fitoi një mandat katër vjeçar në detyrën e re.

Është mësuar ndërkohë edhe sa do të paguhet Duka në sezon, dhe shuma është vërtetë marramendëse. Balkanëeb raporton se në një sezon Armando Duka do të paguhet 160 mijë euro. Kjo llogaritet 720 mijë euro gjatë gjithë mandatit të tij katër vjeçar. Bonuset dhe honoraret nuk përfshihen në rrogën fikse, ndaj kjo shifër mund t’i afrohet edhe rrogës së zyrtarëve të tjerë të lartë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin paguhet 1.6 milion euro në vit. Ndërsa Sekretari I Përgjithshëm Teodor Teodoridis paguhet afërsisht 1 milion euro./E.L

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author