Pas divorcit/ Suela Kalaja flet për marrëdhënien me Saimir Çilin

0

Isea, vajza 10-vjeçare e Saimir Çilit dhe Suela Kalasë, ishte konkurrente në “The Voice Kids” të premten e kaluar në fazën e audicioneve të fshehura.

Ndonëse për të u kthyen të gjithë trajnerët, ajo e kishte vendosur se do të shkonte me skuadrën Gjoka nëse ata do të ktheheshin.

Pasditen e djeshme, ajo ishte e ftuar në “Ftesë në pesë”, së bashku me të ëmën për të ndarë emocionet e para të garës në këtë eksperiencë te re.

Në bisedë e sipër, Suela tregoi se është shumë krenare për të bijën dhe theksoi se nuk do i mungojë për asnjë moment mbështetja e saj dhe e ish-bashkëshortit.

Madje ajo gjeti rastin të sqaronte situatën mes tyre, duke thënë se divorci është një gjë normale dhe marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë aq e acaruar siç ka qarkulluar nëpër portale.

“Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjenë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë, sepse prindërit edhe mund të ndahen, por fëmija mbetet gjithmonë i përbashkët”,- tha Suela.

Kur Bieta e pyeti nëse kjo situatë ka qenë pak e sikletshme për të, ajo ia ktheu duke qeshur: “E superojmë, shyqyr më bëri Zoti psikologe.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author