Tmerre komuniste/ Simon Mirakaj lindur në burg, rrëfen 44-vite jete në ferrin e kampit. VIDEO

Një jetë me vuajtje dhe sakrifica është ajo e ish të internuarit Simon Mirakaj, i cili 44 vite jetë i kaloi në kampet e internimit. Ai flet gjithashtu flet për integrimin e tij në shoqëri pas 90-ës, në një intervistë për ABC news. Anëtari  i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit thotë se nuk mund kemi një të ardhme të sigurt pa kujtur të shkuarën. Simon Mirakaj është një ish i internuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Ai ka lindur në burg, e ku jetoi në internim për 44 vite. I ati i tij u arratis nga regjimi ndërsa familjarë të tjerë u pushkatuan për shkak të rezistencës ndaj komunizmit.

Me buzëqeshje në buzë, dhe mirësi në portret të cilën nuk ia kanë rrëmbyer dot jeta e vështirë, përpiqet t’u rrëfej të rinjeve, nga nje prej dhomave të Muzeut të Gjetheve, apo siç e quan ai “shtëpia misterioze” jetën e tij me qëllimin e vetëm t’kujtojmë për t’mos harruar. Historia e tij është e trishtë dhe absurde sa edhe periudha e komunizmit, Mirakaj nuk preferon të ndalet tek vuajtjet,  por tek mesazhet kryesisht  për brezin e ri. Fyerja më e madhe, sipas Mirakaj, ishte përballja me injorancën, e cila të  kishte fatin në dorë. Fëmijëria e tij, ishte mes telave me gjemba, izolimit dhe policëvë, por ai është i bindur se vuajtjen më të madhe i kishte nëna, pasi fëmija mendon se bota kështu është.

Fillimet e të jetuarit në kampe nga 1944-1954 kanë qenë tejet të vështira, pas vdekjes së Stalinit, gjërat sikur ndryshuan pak thekson Mirakaj. E kaluara për të mbetet shumë e rëndësishme edhe pse e vështirë, pasi në kampet e internimit ai pati fatin të mësohet me dije nga personalitete të shquara që i kanë mësuar shumë, rreth muzikës, letërsisë dhe gjuhëve të huaja. Si dritare informacioni kishin radion, të cilën e dëgjontë në fshehtësi. Pas kthimit nga Italia, ëndrra e tij në sirtar ishte fillimi i studimeve të larta. Prej 28 vitesh ai është punonjës i administartës aktualisht tek Autoriteti i Dosjeve, fillimisht  hezitoi të shkonte, për faktin se mund të njihej me ndonjë relitet të hidhur. Rrëfimin e tij e mbyll nga dhoma e hirarkisë së sigurimit të Muzeut të Gjetheve me një mesazh paqeje./abcnews.al