Thirrja e një emigranteje të sukseshme në Itali: Ngrihu njëherë të vetme për veten tënde, o populli im.

Nga Valbona Talelli.

Në momentin kur në ditët e fundit të Shkurtit  1991- lashë Shqipërinë , e dija që po bëja hapin më të vështirë të jetës time. Nuk duhej të dorëzohesha sepse në ato kushte e kohë nuk kishte më kthim mbrapsht. Largimi ishte jo vetëm për veten time, por dhe për të ardhmen time dhe të familjes time.. Ndaj kur miku im sot më propozoi të shkruaja për jetën time në emigrim dhe për cfarë kam realizuar në jetë, ndjeva vetëm  shijen e mirë që ta falenderoja dhe dëshirën për të shkruajtur eksperiencën time.

Në muajtë e parë që do vinin  as në ëndrrat tona më të këqija nuk imagjinonim eksperiencën e emigracionit, ne njerëz të pa dalë, të mbyllur si një kope delesh brënda një gardhi, ku gjuha jonë po zvëndësohej me një të re, ku një shkallë lëvizëse, ku porta e një supermarketi që hapej vetë, apo hapja e një dritareje na kushtonte njëmijë druajtje, njëmijë pyetje e njëmijë mendime .

Tani bëhen reth 29-të vite që unë dhe familja ime jetojmë në Itali. Nga t’ia filloj kur kujtimet më vërshojnë si lumë.

Shoku im i jetës dhe unë, ndërsa pinim një verë kartoni dhe këndonim për ti dhënë kurajo vetes  në një dhomë të vjetër, e vendosëm. Çmimi që po paguajmë është tepër i lartë,  kishim lënë  mbrapa gjithçka , rininë, prindërit, miqtë , shokët , rugët e Tiranës , jetën pa asnjë mendim të rinisë dhe duhej t’ja dilnim se s’bën dhe me çdo kusht. Duhej të vinim veten në provë.

Pa trokitur dyerve të bashkishës, pa kërkuar asistenzë – ndihma, pa u mëshiruar…por vetëm me punë dhe ku të ishte ajo.

Të dy ishim të arsmiuar, por puna që na u ofrua ishte manovalanzë, (punë krahu , ishim të rinj, ishim të shëndetshëm, dhe nuk mendonim vetëm për veten, por dhe për prindërit , e vëllezërit e lënë aty).  Nuk ishte e lehtë, dhe ishte e paparshikuar për ne që mungonte dhe mjeti më i thjeshtë qoftë dhe biçikleta, e vitin e parë në shi, diell e borë të gjëndeshim në orën e duhur në punë. Për kë si unë që ka njohur emigrazionin, e di se për çfarë po flas.

Vitet kalonin , dalngadalë siguria në vetvete u shtua, dhe bashkë me të dhe dëshira jonë , për të aritur dicka më shumë në jetë, natyrisht nuk bëhet me fjalë dhe as me mendime, por vetëm punë, punë deteminazion dhe shpesh sakrifica. Si çdo gjë që bëhet me pasion e vetmohim , ndershmëri e korektes, frytet – suksesi herët a vonë arijnë.

Dhe me dëshirën për të ecur përpara ja dolëm, ngritëm një ndërmarje të vogël ndërtimi , normal fenomene racizimi tek –tuk të shfaqura kishte, por kjo nuk na trembi, sepse racizmi luftohet me dije, njohjen e ligjeve, integrimin, respektin e vëndit ku jeton, punën, por pa harruar identitetin tënd si njeri.

Sot kur unë kthej kokën mbrapsht ndihem mirë, ndihem mirë sepse dëshirat e mia të një kohe pak a shumë janë të realizuara dhe mbi aspetativiat e mia. Kjo ishte rezultat i ditëve dhe i orëve të gjata  punësh  pa u dorzuar kurrë dhe pa i lënë vend pesimizmit.

Sot ne kemi një ndërmarje ndërtimi. Në vitin 2012-të, Bashkshorti im mori çmim si imprenditor stranierë për progres- ekonomik për zonën Forli – Çesena. Çdo ditë ne hasemi me vështirsitë e punës, krizën që duhet superuar në Itali, taksat që duhen paguar regullisht dhe me idenë që nuk po punojmë vetëm për vete, por dhe për ata punëtorë ose kolaboratorë që kanë vite që bëjnë pjesë në ndërmarjen tonë dhe jetën tonë duke e quajtur veten si një familje e madhe. Vitet në Itali na mësuan të vlersojmë dhe respektojmë këdo, pikërisht se dhe ne këtu u trajtuam si njerëz me të gjitha të drejtat, por dhe me të gjitha detyrimet.

Ky vënd u bë atdheu ynë i dytë pikërisht se i dha shpërblimin e duhur sakrificave tona, na dha dinjtetin , sigurinë e punës dhe të jetës, respektin dhe suksesin, mundësinë të ndihesh  njeri dhe i barabartë me këdo në kushte të barabarta. Të ofron, por dhe do japësh .  Sot shpesh dëgjoj të rinjtë që duan të largohen nga Shqipëria dhe vërtetë brënda vetes ndjej keqardhje. Se kuptoj që shumë vite kan kaluar, por pak ka ndryshuar aty, ose asgjë. Të gjithë kemi të drejtën e një jete më të mirë , të gjithë kemi të drejtë të provojmë kur vëndi yt, klasa poltike,  uzurpatorët e Qeverisë nuk kanë përmirsuar asnjë kusht jetese ,  por në të kundërtën e kanë bërë dhe më të pasigurtë jetën e qytetarve të tyre,  duke iu heq shpresën, ëndrrat, të ardhmen, pikërisht atë që nuk gjen aty, mungesën e të ardhmes  dhe  të drejtën e çdo njeriu që ka të për të jetuar në kushte sa më të mira dhe që e detyrojnë të lejnë vëndin që quhet atdhe për dicka më të madhe, për kushte më humane për veten , familjen ose të afërmit dhe për një të ardhme më të bukur.

Jeta është dhe bëhet e bukur kur kor frutet e punës dhe djersës tëndë, kur nuk abuzon me të drejtën e tjetrit, kur nuk e mashtron dhe kur nuk i vjedh te drejtën e tij për të jetuar. Një komb që nuk ngrihet për të drejtat e tij të mohura, por ngrihet vetëm kur e thërrasin partitë, është i destinuar të vuaj dëshirën dhe zgjedhjen e bërë prej tij.

Nuk kam parë dhe dëgjuar në asnjë vend të botës, që një popull të ngrihet për të drejtat e tij i organizuar nga partia. Për të drejtat e tij popujt në botë kanë shpërthyer në revolucione dhe kanë ndërruar qeveritë çdo një vit apo dy dhe rastin më të freskët kemi Francën.

Ndaj sot, si një emigrante, por mbi të gjitha si një pjesë e gjakut të popullit tim, do doja t’ju bëja një thirrje të fortë: Boll ju nëpërkëmbën partitë. Boll ua morën shpirtin qevertiarët barkdërra duke ju mbytur me taksa dhe duke ua zhvatur me korrupsion galopant. Në fund të fundit je ti miku, mikja ime që e vuani mbi familjet dhe buxhetin tuaj. Të drejtën tënde kërkohe me të gjitha format dhe mënyrat. Boll më u zvarritët duke duartrokitur si dikur ata që iu marrin frymën. Më vjen të qaj kur shikoj vendin tim kaq të vogël dhe me shume resurse që të vuaj për bukën e gojës edhe sot pas 27 vjetësh nga shembja e diktaturës. Ngrihu popull, ngrihu gjithmonë për veten tënde, per familjen dhe fëmijët e tu. Vetëm njëherë të vetme, vetëm njëherë. Ja, kaq dua nga ty popullim im.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author