Nga Besnik Aliaj/ PSE JAM KUNDËR “URDHËRIT” TË ARKITEKTËVE NË SHQIPËRI

Sapo lexova draftin ligjin per te ashtuquajturin ‘Urdhrin e Arkitekteve’ ne Shqiperi ….

Jam i shokuar se si mund te quhet draft ligj nje dokument me logjike thuajse fashiste, me synime monopoli, me qendrime antikushtetuese. Eshte nje nisme qe bie ndesh me te drejtat e lirite e individeve dhe me nje sere ligjesh, perfshi ato te ndertimit dhe te arsimit. Ne kete draft ka shume ligesi dhe vrer. Ata pak arkitekte qe sot kane pune, neser do kene me shume dhe te garantuar me ligj. Ata qe qe nuk kane sot pune, skane per te patur me kurre, dhe kjo behet e sanksionuar me ligj, duke u mohuar te drejten e ushtrimit te profesionit.

Se pari, theksoj se ekzistenca e nje urdhri eshte krejt e panevojshme, aq me teper ne kushtet e Shqiperise, pasi u gjithe profesioni eshte i rregulluar me ligj. Ne legjislacion na mungojne vetem ‘standardet e projektimit’ dhe ‘kodi i ndertimit’, por pjesa e licencave dhe pergjegjesive profesionale eshte e mbuluar, si me ligje te vecanta edhe me percaktimet shtese ne ligjin e planifikimit. Plus vete procesi i lejes se ndertimit dhe akti kolaudimit mbulon tere ligjshmerine e procesit te projektimit. Ne keto kushte, urdhri eshte vetem nje forme monopolizimi, kontroll i parave/tenderave qe kanalizohen ne arkitekture, dhe vret cilesine e projektimit dhe arkitektures, pervecse shkaterron iniciativat e lira dhe tregun konkurrent.

Urdhri do jete sipas hartuesve nje organ i pavarur dhe jo buxhetor. Po nese eshte i tille, atehere eshte si cdo OJF tjeter profsionale qe ekziston rrotull ne kete vend, dhe nuk ka pse te marre me shume te drejta se profesionistet e lire, apo se grupimet e tjera te profesionisteve. Nuk ka pse te kontrolloje jeten profesionale te askujt, madje nuk ka si te mbledhe taksa e gjoba. Maksimumi qe mund te kontrolloje eshte etika ne profesion e mbeshtetesve te vete, por edhe kete duhet ta beje vetem mbi bazen e nje kodi etike te diskutuar ne menyre shume te hapur dhe transparente permes te gjitha mediumeve te mundshme publike me te gjithe profesionistet e perfshire. Pra kodi duhet te perfaqesoje te gjithe arkitektet dhe jo interesat e ngushta te nje grupi/lobi monopolizues.

Ne nenin 5 te tij thuhet se qellimi i urdhrit eshte qe te garantoje etiken ne profesion dhe sigurine e qytetareve. Atehere nese qellimi eshte i tille, provimi i shtetit (qe sugjeron Urdhri) nuk mund te perfshije asnje pyetje profesionale, por vetem pyetje qe kane te bejne me standardet e projektitmit ne arkitekture. Keto standarde nuk ekzistojne. Si fillim duhet qeveria te hartoje standardet e t’i miratoje. Arkitekti nuk ka pse te pergjigjet per idete e tij konceptuale, por vetem per aspekte ligjore dhe asgje me shume. Ne kete kendveshtrim edhe propozimi qe urdhri te hartoje kurrikula e te ndermarre programe trajnimi qe te lehtesoje futjen ne provim eshte antikushtetues. Kete e bejne me ligj institucionet akademike, dhe te tilla ka disa ne treg te njohura, te provuara dhe te mbrojtura me ligj.

Po ashtu, drafti thote se urdhri vendos per nivelet e kualifikimit te profesionisteve. Kjo eshte e papranueshme, pasi kete e vendos sistemi arsimor dhe diplomat e shkalleve te ndryshme, te njohura dhe mbrojtuara me ligj. Urdhri, thuhet eshte nje organ te pavarur e jo buxhetor. Pra nje OJF! Po si mundet ai te dale ai mbi fuqine e kushtetutes, te legjislacionit arsimor, si dhe te shkollave/universiteteve te specializuara, licensuara, akredituara prej vitesh?

Thuhet se askush qe nuk eshte i regjistruar ne regjistrin e arkitekteve, qe e menaxhon Urdhri, nuk ka te drejte te ushtroje profesionin. Dhe po ashtu, urdhri do te kontrolloje licencat. Ketu jam gajasur! Vetem ne komunizem apo fashizem mund te pjelle mendja keto ide. Kjo eshte llahtar, pra nje institucion i pavarur, nje OJF pa asnje lloj kredenciali akademik e ligjor, paska te drejte te vendose nese nje arkitekt qe ka bere X e Y shkolla brenda e jashte vendit, ne se ai ka te drejte te ushtroje profesionin e tij apo jo. Qesharake dhe e hidhur!

Thuhet ne draft se arkitekti duhet te grumbulloje kredite cdo vit, si mjeket, qe te mund te mbaje licencen. Per kete duhet te shkoje ne konferenca e seminare, ne trajnimet e urdhrit, te shkruaje artikuj, etj. Nese nuk i grumbullon kreditet keshtu, atehere duhet te rijape provimin. Eshte teresisht e paimagjinueshme si mund te guxosh te mendosh kete. Po flasim per profesioniste, per zanat, dhe jo per akademike apo shkencetare.

Po ashtu, thuhet se urdhrin do ta kreditoje qeveria ose SHASH. Vete SHASH (Shoqata e Arkitekteve) eshte nje nga shume OJF-te qe ekzistojne ne kete fushe ne vend dhe ne kete moment ne konflikt me Urdherin se eshse angazhuar ne hartimin e ligjit vete. Kush ja jep te drejten/legjimitetin asaj te kontrolloje e te kreditoje nje institucion qe prek te gjithe profesionistet e lire? Kjo hap udhe pastaj qe urdheri te politizohet neser sa here te ndryshoje qeveria. Dhe do kemi nje here Urdher ‘Partizan’ dhe njehere Urdher ‘Ballist’. Pra profesioniste qe detyrohen te behenme zor miliante.

Fotografia e Besnik J. Aliaj