Sot luhet “El Clasico”, Barça-Real
Barcelona dhe Reali do të përballen sot në mbrëmjë në “Camp Nou” në “El Clasicon” e parë të këtij viti. Ndeshja e sotme është e vleshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Por si është deri më tani bilanci mes këtyre dy ekipeve?
239 ndeshje në total. Kaq herë janë përplasur me njëri-tjetrin Real Madridi dhe Barcelona. Nga këto, 95 fitore i takojnë skuadrës së bardhë, 94 skuadrës katalanase dhe 50 barazime.
Nëse Barcelona fiton sonte, ajo do të barazojë bilancin total të “El Clasico”, diçka që nuk ndodh prej 23 gushtit 2012, kur katalanasit fituan 3-2 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
Total 0 Votes
0
0