Sherr në Komision e ligjeve. Opozita përplaset me Lleshajn për fshehjen e përdhunimit me të miturën në Kavajë. VIDEO

Një përplasje e fortë ka ndodhur para pak minutash në Komisionin e Edukimit ndërmjet deputetëve të opozitës dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me skandalin e fshehjes nga Policia të abuzimit me të miturën në Kavajë.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka deklaruar se për këtë çështje, Lleshaj do të thirret në një seancë tjetër dëgjimore, të posaçme.

Në një moment të debateve në komision, Ministri Lleshaj ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të drejtuara nga deputetja Kejdi Mehmetaj.

Ministri Lleshaj është dëgjuar ti drejtohet deputetes Mehmetaj me fjalët: “Nuk u përgjigjem pyetjes së një deputeteje që nuk ka mbaruar shkollën”.

Ky moment ka sjellë edhe reagimin e deputetëve të opozitës, që i kanë kujtuar ministri Lleshaj se po flet me një deputete të zgjedhur.

“Tani e kuptojmë se kush e futi policinë në Universitete, dhe kush ju përdor që të flisni me këtë gjuhë. Unë ju sugjeroj që të kërkoni faljem ndryshe do vinë studentët tju tërheqin nga zyra”, iu drejtua Mehmetaj, ministri Lleshaj. 

Ndiqni videon;