Sammy Basso ka fituar sfidën e tij të madhe me jetën, këtë herë me një operacion në zemër

Sammy Basso ka fituar sfidën e tij të madhe me jetën, këtë herë me një operacion në zemër, i vetmi në llojin e tij. Ndërhyrja, e udhëhequr nga Francesco Musameci nga Spitali i ‘San Camillo’ në Romë ia ka dalë me sukses. Tani Sammy, 23 vjeçari i bllokuar brenda trupit të 80-vjeçarit tregon në një intervistë zgjedhjen e tij për të përballuar një operacion kaq të rrezikshëm dhe të komplikuar.

“Nuk kisha alternativë dhe nuk ishte e lehtë. Sot kjo ndërhyrje përfaqëson një kthesë epokale në historinë e sindromës”, tha ai.

23-vjeçari është një nga  100 pacientët në botë e prekur nga kjo sindromë, ai ka planifikuar edhe objektivat e tij të ardhshme.

“Dua të bëj një specialiazim në biologjinë molekulare për t’u bërë një kërkues. Ëndrra ime është gjej një kurë për personat e prekur nga sindroma”, theksoi Sammy.

(BalkanWeb)

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments