Një popull i përdhunuar mëndërisht…vazhdon prodhon përdhunues mendorë dhe seksualë.
Nga Suela Hodo.
Reagim …dhe opinioni reagon ndaj perdhunimit.
Reagoj une,reagon ti…tjetri e tjetri.
Reagojme te gjithe kunder nje perdhunimi ndaj te miturave…
Reagojme ne,perdhunues dhe te perdhunuar.
Te gjithe ne,qe jemi perdhunuar menderisht dhe seksualish me te pakten disa here ne jete.
Burri perdhunon gruan…vjen i dehur dhe pasi e ka dhunuar fizikisht,e perdhunon seksualish…por ska faj,ai e quan detyre te gruas ti pergjigjet epsheve te tij,sepse ka nje dokument qe quhet *pronesi*,pra celebrim.
Dhe femija mashull ,merr leksionin nga i ati…se gruaja nuk eshte gje veç plotesuese e nevojave mashkullore…dhe ky femije demostron me cdo femer ate cka mesoi…shkon dhe me tej,ve dore mbi femijen e dikujt tjeter (tashme vajze ),per ti transmetuar mesazhin mizor …*Ti ke ardhur ne jete per te plotesuar epshet shtazarake*…
Ende e paformuar…mbaron nje jete femerore,mbaron ciklin e rritjes…mbaron nje deshire per te jetuar.
Ndersa femija femer,e rritur mes abuzimit qe iu behet nenave ,lut Zotin cdo dite,te mos kete fatin e nenes…
Por fatet cuditerisht ngjajne…ose me mire te them,fatet i ushqejme vete me frymen e asaj qe jemi rritur…duke degjuar fjalen e urte *popullore*…*BURRI eshte BURRE,e lan nje kove me uje*…apo,*DURO O i DURUAR* ,apooo *Sa vrima ka muri ,aq halle ka BURRI*….dhe vazhdon nga brezi ne brez,trashegojme *perdhunues* qe brenda llojit.
…
Politikat qe ndiqen ne kte vend ku jetojme ne…te shkruara bukur ne leter(te pazbatuara kurre)…por te thena aq me bukur nga gojeèmblat politikane,qe na qetsojne shpirtin duke na sjelle shembuj,nga perdhunimet neper bote dhe per filmat e bere per perdhunimin…nuk e keni idene sa lehtesohemi…
Ktu na shk…n te gjitheve masivisht,nuk ka perdhunim me te *embel* ….sa te vjen deshira te te perdhunojne nja 10-12 veta qe te te duket vetja personazh filmi,ku ke rolin kryesor…TI
Nje popull i perdhunuar menderisht…vazhdon prodhon perdhunues mendore dhe seksuale…
Gjenezè e shformuar,ne trajte te squllet…ku frika ben te pranosh dhunen,perdhunen…mendore,fizike,seksuale,nuk sjell asgje me shume se viktima.
Viktima e pare jam une…ti,tjetri e tjetri vini pas meje!
Ne…personazhe per filma,ne rolin e te perdhunuarit…
Jemi te qete…vetem cmimi OSKAR na mungon.