Përdhunimii i 13 vjeçares, Spiropali: Raste të tilla ka kudo, biles bëhen dhe filma.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka dalë sot në një deklaratë për shifrat e basteve të mbyllura dhe fitimet që i kanë sjellë shqiptarëve mbyllja e pikave të tyre por ndërkaq ka komentuar edhe përdhunimin e 13- vjeçares në Kavajë.

Spiropali ka dënuar aktin ashtu sikurse edhe përdorimin sipas saj që PD po i bën kësaj ngjarjeje për qëllime politike.

“Rast tmerrësisht i rëndë që duhet hetuar deri në fund, ajo që ndodh me përdorimin e këtij rasti nuk u besoja syve kur pashë deklaratën e PD, është dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar.

Policia e shtetit në rastin konkret, sapo mori denoncimin, ka filluar menjëherë hetimin, personat e përfshirë janë duke u hetuar nga Prokuroria që do bëjë detyrën e saj, agjencia për mbrojtjen e fëmijëve e kanë marrë vajzën nën kujdes. Raste të tilla ndodhin kudo edhe në Amerikë, bëhen edhe filma por kurrë asnjë parti nuk del në këto vende për ta gjetur fajtorin, shkaqet dhe pasojat te qeveria”, tha Spiropali./ newsbomb.al/