OLTA XHAÇKA I KËRKON ILIR METËS SHKARKIMIN E GJENERAL YLBER DOGJANIT

0

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka përfunduar hetimin administrativ për vjedhjen e armatimeve në depon e bazës së Pashalimanit, duke dalë në përfundimin se përgjegjës për ngjarjen është e gjithë Forca Detare duke filluar pikërisht nga komandanti Dogjani.

Pas kësaj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkarkoi në vend 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-komandimin dhe çështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit, ndërsa çoi në zyrën e Metës propozimin për shkarkim të gjeneral-majorit Ylber Dogjani.

Kreu i shtetit ndërkaq ende nuk e ka dekretuar shkarkimin e tij, shkruan newsbomb.al.

Burimet i thanë newsbomb.al, se zyra e Presidencës po mbledh fakte lidhur me përgjegjësinë ose jo të gjeneralit në këtë ngjarje. Gjenerali nga ana e tij pretendon se ka informuar për rreziqet shtabin e ministrisë.

Të njëjtat burime i thanë newsbomb.al se Presidenti po e shikon me qetësi këtë rast e madje po konsideron çdo indicie që mund të ketë lidhje edhe me ndonjë “lojë për pisllëqe detare”.

Kujtojmë se jo më larg se dy javë më parë, u shkarkua edhe Drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj dhe vendin e tij e zuri Genti Tare.

Duket se Meta nuk do e dekretojë kaq lehtë shkarkimin e Komandantit të Forcës Detare, një ushtarak karriere i vlerësuar për punë të shquar dhe kontribute të veçanta, me urdhra, dekorata dhe medalje të larta. E mesa duket, ky do jetë ngërçi rradhës mes Ramës e Metës që prej muajsh kanë hyrë në një krizë institucionale për shkak të kthimit të dekreteve të Metës por edhe refuzimit të vazhdueshëm të mazhorancës sa i takon propozimit për kreun e KLSH.

Më 11 janar të 2019,  në bazën ushtarake të Pashalimanit u vodhën dy arka me granata dhe 3 armë të llojit automatike dhe për ngjarjen janë arrestuar ushtarakët Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author