Biznesmeni rrihet shtazërisht nga ‘i forti’ në Shijak. VIDEO

“Rrihet shtazërisht nga i forti në qëndër të Shijakut, biznesmeni!” Ky është denoncimi i fortë me pamje, që një biznesmen ka bërë dhe është publikuar para pak minutash nga ish-kryeministri Sali Berisha.”Ai quhet Ndriçim Arapi dhe mesa duket është ai kryekomisari i policisë së Shijakut” shkruan biznesmeni i dhunuar.

Berisha, në videomesazhin denoncues, që përmban fakte drithëruese, ka lëshuar akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit dhe klimës që qeveria Rama, i ka krijuar biznesit: ‘Miq, në narkoshtetin e Kakistokracisë, ligjin e bëjnë bandat. – vëren ai. – Shikoni videon se si të fortit në Shijak, rrahin biznesmenin në qëndër të qytetit. I forti e ka gjobitur pesë herë atë, por narkopolicia ka ndarë paratë e gjobave me të dhe gjithnje e ka lënë të lirë. Kjo është klima e biznesit në Narkoshtetin e Kakistokracisë!” 

Zoti Berisha!

Ju uroj të jeni mirë dhe të na ndihmoni sa më shumë dhe pse në opozitë.

Para dy vjetësh, në një vizitë pune në Itali, takova një zotëri, që merrej me zanatin tim, bujqësi, dhe kishte pasur problemet e mia.

Shteti dhe policia atje e kishin ndihmuar kundër mafias së zonës së Puglias dhe e kishin dekoruar për qëndresën që kishte pasur karshi tyre.

Në të njëjtën situatë ndodhem unë prej 7 muajsh. Të fortë të zonës së Shijakut më vënë gjoba, kërcënojnë dhe dhunojnë fizikisht. Forca e shtetit =0 .

Me gjithë 5 denoncimet karshi personit në fjalë, personi në fjalë vazhdon i lirë me kërcënimet, shantazhet dhe gjobat karshi meje dhe punonjësve të mi.

Kam 7 muaj që paguaj taksa, rroga dhe nuk punoj dot.

Arsyeja e lirimit të tij është sepse une nuk kam pasur akoma dëmtime aq të rënda sa të arrestohet ai njeri.  Ai quhet Ndriçim Arapi dhe mesa duket është ai kryekomisari i policisë së Shijakut.

Unë zoti Berisha e filloj ditën e punës në 5 të mëngjesit dhe e mbyll në 10-11 të darkës, për të arritur të paguaj kreditë, rrogat dhe qeratë e gjithçka bëj.

Jo vetëm që ky shtet s’po më ndihmon sado pak të më lehtësojë barrën, por të paktën të na sigurojë qetësinë, sepse mbahet me taksat tona.

Unë nuk pres që të dekorohem për qëndresën time ndaj kryekriminelit të Shijakut, por të paktën të më sigurohet garancia për jetën dhe vazhdimesinë e punës që të mos i ngelem njeriu borxh.

5 herë e kam denoncuar për kërcenimet dhe gjobvëniet e tij dhe asnjehere nuk e kanë arrestuar. Del dhe fillon përsëri të njëjtat situata.

Është mik me policët e zonës . Më parë ka pasur një lokal të tijin ku mbante policët me dreka dhe me të pira, prandaj ata e mbështesin gjithmonë.

Në 2018-ën ndërtoi pa leje pranë stallës së tij dhe askush s’i tha asgjë.

Nuk di emër konkret se kush e mbështet, por më bën përshtypje fakti që dhe pas 5 denoncimesh, ai lirohet përsëri. Kjo, herët a vonë do të çojë në vetëgjyqësi.

Më mban vetëm fakti që dua të çoj përpara punën që kam për të mos e lënë familjen me borxhe.

Kur them lirohet, kam parasysh as dy-tre orë, thjesht marrje në pyetje. Nuk jam unë i vetmi që kërcënohem dhe intimidohem prej tij. Por une kam gjithë jetën për të humbur, nuk mundem dhe nuk dua të tërhiqem.

Unë jam fermer dhe e kam zgjedhur këtë profesion per pasion.

Jetoj në Tiranë dhe ushtroj aktivitetin në Shijak, familjarisht. Kam ndoshta të vetmen serë organike në Shqipëri ku prodhoj një larmishmëri perimesh bio. Gjithashtu, merrem dhe me agropërpunimin në një punishte të vogël që ka hapur ime shoqe.

Punët na kanë shkuar mirë, deri në momentin kur zotëria në fjalë, filloi me të gjitha mënyrat të na shantazhojë dhe kërcënojë me qëllim që të na shkaterrojë.

Besoj se në një shtet normal, dikush duhet të na marrë në mbrojtje, që të mos detyrohemi të mbrohemi vetë.”

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments