Basha në Mallakastër/ Naftëtari: Na thuaj, ç’do të bëni për ne kur të vini në pushtet? VIDEO

Lulzim Basha ka nisur takime me qytetarët në Ballsh për protestën e 16 shkurtit. Ndërsa përshkonte qytetin, një naftëtar e ka pyetur direkt: Çfarë do të bëni për ne kur të vini në pushtet? 

Dhe Basha iu përgjigj: ‘Hapi i parë që do të bëjmë ju do të merrni statusin e naftëtarit dhe pasurinë që po vjedhin bashibozukët, do t’u kthejmë qytetarëve. por sot ne kemi fjalën, se i çojmë propozimet në Kuvend dhe na i hedhin poshtë. Mjetet politike kanë shteruar. Lulzim Basha nuk ka më asnjë mjet politik, ndaj kërkojmë mbështetjen tuaj dhe ju të votoni për programin që ju ndihmon juve.”