Plas gallata në rrjetet sociale pas deklaratës së Ramës/ “TA HËNGSHA ATË QË S’THUHET”

Aktualitet

Pas deklarates se djeshme te Rames ne seancen plenare drejtuar Berishes ne lidhje me akuzat qe ky i fundit adresoi ne drejtim te bashkshortes se kryeministrit ne lidhje me Abi Bank, ne rrjetet sociale kane shperthyer gallatat, memet dhe poezite satirike.

Ja njera prej tyre e shkeputur prej nesh:

Me qithar’ në dorë,

Thash’ ta shuaj zjarrin,

Deri natën vonë,

Gjersa të nxjerr mallin.

Linda apo Ajola,

Emrin si e pate,

Në dritare dola,

Ti, ku shkove, vate?

Ty ta hëngsha synë,

Me zëmbrën nuk luhet,

Vdeksha unë për tynë,

Për atë që s’thuhet.

Ty ta marr të keqen,

Të asaj që s’thuhet,

Që të gjitha ndreqen,

Me tët shoq, nuk krruhet.

Telat ç’ja këputa,

Kitarës për ty,

Linda moj Ajola,

S’ka moj, s’ka si ti!

Rrugës kur më del,

Yt shoq, ç’po të duhet?

Syrin tek ma shkel,

Tund atë që s’thuhet.

Kështu je mësuar,

Si pelë manare,

Plaçk’ të dhan e muar,

S’bëre naze fare.

Huqelleshë soji,

Të harboj sevdaja,

Yt burrë në të çmoi,

Të desh nga paraja.

Dhe pse mirë e di,

Me tët shoq nuk luhet,

Veç një gjë do ti,

Veç atë që s’thuhet!

(dashurisht nga unë Fatmir Guda)…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?