I çmënduri/ Rama i drejtohet Berishës:Gruas sime i ha ato që nuk thuhen

Përplasje dhe akuza të ndërsjella mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha në Kuvend. Berisha tha se bashkëshortja e kryeministrit është aksionere në një bankë në vend, por Rama nuk u përmbajt dhe fyeu rëndë Berishën duke thenë se gruas dhe familjes së tij i ha ato që nuk thuhen.

Replikat:

Edi Rama:Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s’do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë.

Berisha: Na thuaj pak Madam Basha ka aksione në bankën offshore. E dyta na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht në shalë në Berlin dhe stë dhanë asnjë takim. E treta, unë u largova nga aktiviteti dhe kam refuzuar cdo lloj ftese. Unë përfaqësoj zgjedhësit në këtë parlament. Kam marrë përtej oqeanit ftesa nga shumë njerëz. Unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë potlike, por përfaqësoj veten time. Unë marr ftesa, por nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Unë udhëtoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk arrin dot kurrë.

Rama: The që nuk del jashtë shtetit jashtë shtetit, por ti shkon në Bundestag dhe nuk lë llaf të keq pa thënë për shtetin. Unë të pyeta, ti me dash e kalon dot oqeanin apo jo? Kam pas një shok si ty unë që nga bankat fliste si trim i madh. Unë mendoj se nderi i vendit e do që unë të jem i dëshiruar që ti ta kalosh oqeanin nëse do. Bërë mirë që u përgjigje ashtu, por ke kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje që skishte lidhje fare me pyetjen time dhe me shqetësimin tënd. The që unë i kam hyrë një loje të rrezikshme. Është Luli që ka paguar para për një foto me Trump. Akuza jote se kam paguar 20 mln dollarë për të paguar presidentin e Amerikës nuk qendronm sepse ai është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë presidenti atje. Po ta përsëris ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që ske kanun dhe ske moral… Por ti gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen!.

Berisha: Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet cdo moral mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore.

Edi Rama: Vetëm ilustrove atë që të thashë, që nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër a të ri të rregullave të bashkëjetesës shqiptare. Në vitin 200 ti bashkë me disa rreth teje ke fabrikuar dokument fals, sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe unë kam mohuar atësinë e djalit tim, je ti që e ke bërë këtë gjë, e ke ushqyer, ke shkaktuar dhimbje e lot në familjen time, por e ndolle Sali, vizat e mallit, të bardhë, të bardha, e ndolle, unë nuk kam lidhje as me vizat e mallit as me vizat e bardha ti shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anen tjetër të oqeanit.