Edita Tahiri për Metën: Qëndrimet e tij në mbrojtje të Kosovës, vizionare.

0

Edita Tahiri, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatore e dialogut me Serbinë. Ka zhvilluar një takim me kruen e Shtetit Shqiptar Ilir Meta

Ajo e ka bërë publik zhvillimin e këtij takimi në faqen e saj në facebook.

Ja postimi i plotë i saj:

Takimi me Presidentin Ilir Meta ishte thellësisht kombëtar dhe vizionar. Qendrimet e tij në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe kufijve ishin qëndrime të drejta të një Presidenti Shqiptar që njeh mire luftën dhe sakrificat me sublime të shqiptareve dhe Kosovës për liri dhe pavarësi.

U pajtuam që ndryshimi i kufijve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që dëmton shtetin e Kosovës dhe interesat kombëtare si dhe destabilizon rajonin me pasoja të paparashikueshme.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran me kufijë të pacënueshëm në pajtim me të drejten ndërkombëtare, të cilën e ka vertetuar Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në 2010. Kosovën e bëmë shtet falë luftës tonë të drejtë dhe mbeshtetjes nga aleatët tanë përendimor në krye me SHBA-të, partnerët evropian Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, etj, NATO-n.

Nderi jonë kombëtar të cilën e rikthyem me luftën e fituar për liri dhe gjeopolitika përendimore të cilës i takon kombi shqiptar, qofshin të perjetëshme.

Image
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author