Rrëfimi i Sevim Arbanës/ Pashë live Ramën kur pickoi me dhunë një ministre

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana, Edith Harxhi, ish-zëvëndës ministrja e Punëve të Jashtme dhe shkrimtari Rudi Erebara kanë komentuar mbrëmjen e sotme në pjesën e fundit të programit “A Show” në News 24 me Adi Krastën momentet pikante të politikës gjatë javës që shkoi. Një ndër momentet më interesante të kësaj pjese ishte rrëfimi i Sevim Arbanës, se si kryeministri Rama kishte ushtruar dhunë ndaj ministers së kabinetit të tij në një aktivitet në një prej hoteleve të Tiranës.

 ‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”,- tha Arbana gjatë diskutimit.

Moderatori Krasta këmbënguli dhe e pyet: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments