Ministrja e Arsimit braktis Kuvendin në mënyrë demostrative.


Gjatë komisionit të Arsimit, Ministren e re, Besa Shahini, nuk e kanë mbajtur nervat. Ajo është përplasur me kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, Shahini është larguar në mënyrë demonstrative në kohën ku po diskutohej protesta dhe kërkesat e studentëve.

Deputetët nisën pyetjet ndërsa ministrja i tha kryetares së komisionit, Vokshi, se mund t’ia dërgonin me shkrim pyetjet dhe është larguar nga komisioni.

‘Zonja ministre, a po e nisni ju detyrën duke shkelur ligjin për Arsimin parauniversitar?

Duke zhvendosur mësimin nga fakultetet në shkollat e mesme?

A jeni dakord që vajza të vogla 14-15 vjeçare, të zhvillojnë mësimin në të njëjtin ambient me studentët që janë të rritur?

A nuk duhet një marrëveshje?’, pyeti Vokshi.

Ndërsa ministrja e Arsimit u përgjigj duke thënë: ‘Zonja Vokshi, a mund të m’i dërgoni me shkrim pyetjet? Mund t’i përgjigjem në një kohë të mëvonshme. Ditën e mirë!’ dhe pas kësaj largohet nga komisioni.

Pas kësaj Vokshi e quajti të turpshme largimin e Shahinit, teksa komentoi:

‘Kjo është e turpshme! I gjithë opinioni e shikon tani se kë ka vënë ministre tani Edi Rama!’

https://hashtag.al/wp-content/uploads/2019/01/shahini30janar-online-video-cutter.com_.mp4?_=1