AktualitetShkrime

Galdini/ A e keni vënë re sesi Mero Baze dhe mediat e majta mezi presin të bëjnë lajme dhe të sajojnë lajme rreth përçarjeve në Opozitë?


Doni një provë dhe test tjetër lirie?

A e keni vënë re sesi Mero Baze dhe mediat e majta mezi presin të bëjnë lajme e madje edhe të sajojnë lajme rreth përçarjeve në Opozitë, rreth njerëzve brenda PD, apo Aleatëve të Bashës që thonë ndonjë kritikë a mendim kundërshtues për Bashën a PD?

Lexoni emrat e djathtë që kanë akses dhe botohen si “analistë” apo si lajm tek Mero Baze dhe i gjithë networku i copy – paste i mediave të majta…

Janë po të njëjtët që promovohen edhe nga mediat e djathta…

Pra plani i promovimit të mbështetësve dhe kritikëve nga të dyja kampet është i dakordësuar…

Ndërkohë që mediat e majta më kanë bërë lajm mua vetëm kur e kanë patur të pamundur të më shmangin…

Madje edhe në ato pak shumë pak raste të ralla kur më kanë bërë lajm mua, të detyruar, kanë krijuar e sajuar aq shumë shpifje, aq shume sajesa, sharje, fyerje, shpoti, saqë një Zot i madh e di se ku e gjejnë aq mllef e zell për ligësi.

Të vetmit artikuj a lajme që gjen për Arian Galdinin tek Tema e Mero Bazes apo tek networku i mediave të majta janë vetëm shpifje, sharje, fyerje, tallje e shpoti…

Por edhe këta janë shumë shumë pak artikuj.

Sepse këta as negativisht nuk të promovojnë.

E dinë se edhe promovimi negativ është gjithësesi promovim…

Prandaj heshtin, të injorojnë…

Ti nuk ekziston për ta.

Ky është reagimi dhe plani mediatik që kanë të dakordësuar Mero Baze i Ramës dhe “Merot” e Saliut dhe Lulit…

Shkruaj çdo javë 2 apo 3 artikuj…

Asnjë artikulli im nuk botohet më në asnjë media të Merove të Ramës dhe Merove të Saliut dhe Lulit…

Çudia është se edhe kur unë botoj artikuj kritikë ndaj Lulzim Bashës, Mero i Ramës dhe gjithë “si-merot” e mediave të majta që mezi presin të sajojnë a gjejnë histori kritike e kundërshtishë brenda kampit opozitar, kurrë nuk botojnë asnjë gërmë nga mua apo për mua…

Psh, dje bëmë një Tryezë të Partive të Djathta Joparlamentare…

Deklarata dhe qëndrimet tona ishin plot kritika e kundërshti parimore me Bashën dhe PD.

Si është e mundur që asnjë “meromedia” nuk kishte publikuar asnjë gërmë nga kjo Tryezë? Si?

Apo sepse unë dhe Artur Roshi jemi të lirë, të pakapur, të paporositur, e jashtë planit të meromediave të Ramës, Saliut dhe Lulit???

E thënë me pak fjalë, mospasqyrimi në llum mediat e mero mediat e sistemit është shenjë e qartë dhe e pastër lirie.

Jam i lumtur që llum-mediat dhe mero-mediat nuk më shohin, nuk më konsiderojnë.

Mohimi dhe shpërfillja e llum-mediave dhe mero-mediave është dëshmia e pastërtisë dhe lirisë sime.

Më mirë i lirë dhe i pa pasqyruar e i bllokuar dhe penguar e çensuruar nga llum-mediat dhe mero-mediat, sesa të humbas lirinë dhe integritetin tim.

Kurrë nuk kam bërë kompromis me asnjë media e as i kam kërkuar asnjë gazetari apo media që të më publikojë apo bëjë lajm mua.

Kurrë nuk do ta bëj.

Madje i neveris llum-mediat dhe mero-mediat…

I neveris dhe i konsideroj pjesë të krimit dhe bashkëfajtorë të ligësisë dhe derexhesë ku është katandisur Shqipëria, bashkë me politikanët, oligarkët dhe krimin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?