Nisin hetimet për spiunin e Sigurimit pas mashtrimit të tij.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprat penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘falsifikimi i dokumenteve’, parashikuar nga neni 248 dhe 186 i kodit penal.

‘Veprimet hetimore synojnë të nxjerrin në pah ekzistencën e faktit në raport me vendimin e marrë nga Autoriteti, (AIDSH), ligjshmërinë e këtij vendimi, veprimet e kryera prej këtij institucioni, ligjshmërinë e ndjekur nga Prokuroria e Përgjithshme në veprimet e saj, për kandidatin Bujar Sheshi, deri në përzgjedhjen e tij si anëtar KLP së, si dhe vërtetësinë e deklarimeve të prokurorit Bujar Sheshi në formularin përkatës’, thonë burime nga Prokuroria.

Partia Demokratike ishte e para që publikoi dokumentet zyrtare të Autoritetit të Dosjeve, ku prokurori i Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, kandidati i vetëm në dorën e të cilit kishte mbetur ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, figuron të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit që në shkollë të mesme.

Referuar dokumenteve, Bujar Sheshi rezulton në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit se ka punuar hetues në Degën e Punëve të Brendshme të Fierit në vitin 1979, ndërsa pseudonimi i tij ishte ‘Venusi’.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments