Strazimiri/ Ja pse kryeprokurorja Marku përzgjodhi ish-sigurimsin në KLP

Deputeti Gent Strazimi zbardhi arsyet se cila qe arsyeja e zgjedhjes së pikërisht këtij prokurori në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke anashkaluar vetingun dhe me shpejtësi të çuditshme.

“Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka ndodhur ajo që PD-ja ka paralajmëruar shumë kohë më parë, – tha Strazimiri. –  Vetingu ka mbajtur në sistemin e drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë në kundërshtim me ligjin, që i shërbejnë Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll organet e reja të drejtësisë.

Prova më flagrante është emërimi ai anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i prokurorit të krimeve të rënda Bujar Sheshi.

Dokumentat zyrtare tregojnë se ai është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë arsye, procedura e emërimit të tij duhej të ishtë ndërprerë menjëhërë.  Ligji e ka shumë të qartë se ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë.

 Po pse për sigurimsin që në shkollë të mesme, Bujar Sheshi, vija e kuqe nuk ka funksionuar?

Si ka mundësi që ai aplikoi dhe u emërua me shpejtësi, pa u bërë verifikimi i figurës së tij sipas ligjit?

Bujar Sheshi nuk duhej të ishte anëtar i KLP, por Arta Marku e kualifikoi në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll”.  

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments