Sondazhet e nxjerrin PS-në me 28%, niveli më i ulët historik

Kryeministri sot u mundua të qetësojë grupin e vet parlamentar, si edhe zgjedhësit e vet, se punët janë mirë dhe se madje edhe protesta e fuqishme e studentëve, ishte në thelb, në favor të pushtetit të tij, sepse dëshmoi që Opozita, sipas tij, nuk është një alternativë politike në këtë vend.
Kjo orvatje i harxhoi kryeministrit, shumë frymë dhe nerva të tendosura, sepse të bindësh miletin, që protestat e dhjetëra mijëra studentëve, që patën për pasojë edhe shkarkimin e ministres së arsimit, Lindita Nikolla dhe të gjysmës së këshillit të Ministrave, është padyshim një sipërmarrje e dëshpëruar.
Por, nën sipërfaqe flenë shifrat, Rama, ashtu si edhe liderët e tjerë politikë, bëjnë rregullisht sondazhe të përmuajshme, të cilat janë të shtrenjta, por tashmë të domosdoshme për ta. Sipas sondazheve më të fundit, burime këto nga 360grade.al, Partia Socialiste, ka humbur shumë pikë dhe ka rënë në nivelin 28%, që do të thotë, nëse zgjedhjet bëhen nesër dhe bëhen korrekte, PS, e drejtuar nga Rama, del një parti humbëse. Komentet e tjera janë të tepërta…

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments