Asambleja e pedagogëve:Afat qeverisë deri 1 shkurt, ndryshe bojkot e grevë

0

Sot për herë të parë u mblodh Asambleja Akademike e fakulteteve të UT-së. Pas diskutimeve që u zhvilluan në sallën Iliria të Qytetit Studenti, Asambleja ka dalë me një deklaratë të përbashkët. Pedagogët i kanë lënë afat qeverisë deri më 1 Shkurt për plotësimin e kërkesave të tyre. Në të kundërt ata do të bojkotojnë mësimin dhe do të organizohen në grevë të përgjithshme.

Opinion.al publikon të plotë deklaratën e Asamblesë Aakademike të UT-së

1. Mbështesim protestën e studentëve.
2. Jemi kundra Ligjit për Arsimin e lartë dhe kërkojmë fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë.
3. Anullimin e menjehershëm të VKM dhe urdherat e 26.12.2018
4. Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë.
5. Ndërprerjen e fushates denigruese ndaj pedagogeve
6. Deri datë 1 shkurt si afat për plotesimin e kerkesave. Nëse këto nuk plotesohen, ne shpallim bojkot.
7. Nqs nuk plotësohen kerkest tona ne do ti drejtohemi personelit akademik te UT dhe universiteteve te tjera publike per te zhvilluar nje greve të përgjithshme të pedagogëve.

/Ri-De

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author