Fakte skandaloze për Donika Prelën, pastrim parash, jeton në pallatin e personit që po heton

Një seri dokumentash e kontratash, të dërguar në adresën e redaksive nga një person, i identifikuar si Afrim Bekteshi, krijojnë dyshime të forta për përfshirjen e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, në fallsifikim dokumentash, pastrim parash, si edhe një rast transaksion prone më një kompani, administratori i së cilës është subjekt i një hetimi që po zhvillohet nga institucioni që ajo drejton.

Dokumentat, të cilat tashmë janë në dispozicion të medias shqiptare, konfirmojnë gjithashtu dyshimet e ngritur a më herët nga “Boldnews.al”, lidhur me shit-blerjen e një apartamenti në Durrës në vitin 2007, për të cilin është bërë pronare për një shumë të vogël dhe e ka shitur thuajse 3 herë më shtrenjtë, pas 10 muajsh.

Pikërisht, për këtë element të pasurisë së Donika Prelës, denoncuesi publik ka renditur një seri kontratash. Dokumenti i parë është kontrata, nëpërmjet të cilës, Vangjel Prela, bashkëshorti i prokurores, ka blerë një apartament në Durrës, në muajin Shkurt të vitit 2014, me vlerë 1.4 milionë lekë të reja.

Po për këtë apartament, në informacion gjendet edhe kontrata e shitjes, e nënshkruar vetëm 10 muaj më pas, në Dhjetor 2014, nëpërmjet të cilës bashkëshortët Prela e kanë shitur apartamentin me vlerë 4 milionë lekë të reja. Pra, për një periudhë 10-mujorë, Vangjel dhe Donika Prela kanë arkëtuar plot 2.4 milionë lekë të reja.

received_371559620294426
received_629980187457480

Gjithësesi, ky fakt gjendet edhe në deklaratat e pasurisë së prokurores Donika Prela. Por, e reja në denoncimin e Bekteshit është zbulimi i disa kontratave të tjera, ku shtetas të ndryshëm kanë blerë apartament me të njëjtën godinë me prokuroren, me të njëjtën sipërfaqe, në të njëjtën periudhë kohore, por me çmim disa herë më të lartë.

Kështu, sipas dokumentave bashkëlidhur denoncimit, gjendet kontratat e shtetasve, si më poshtë:

1. Shtetasi A.S, ka blerë në mars 2014 një apartament 59.2 m2, aq sa i prokurores, në të njëjtën godinë me prokuroren, duke paguar një çmim prej 4.2 milionë lekë të reja, pra tre herë më shtrenjtë se sa bashkëshortët Prela.

received_371559620294426
received_629980187457480

2. Shtetasi H.P., ka blerë në në Maj 2014, një apartament me të njëjtën sipërfaqe dhe në të njëjtën godinë me prokuroren dhe ka paguar një çmim prej 26.500 euro (rreth 4 milionë lekë), pra, gjithashtu tre herë më shtrenjtë se sa prokurorja;

IMG-20190121-WA0023
IMG-20190121-WA0024

3. Shtetasi K.H. ka blerë në Shkurt 2015 një apartament 59.2 m2, në të njëjtën godinë me prokuroren, dhe ka paguar një çmim prej 4.5 milionë lekë të reja, pra më shumë se trefishin e paguar nga bashkëshortët Prela;

4. Shtetasi F.S. ka blerë në Qershsor 2016 një apartament 59.2 m2, në të njëjtën godinë me prokuroren, dhe ka paguar një çmim prej 23 mijë euro (rreth 3.8 milionë lekë të reja), pra më thuajse sa trefishi i vlerës që kanë paguar nga Donika dhe Vangjel Prela

Denoncuesi Bekteshi sjell edhe një fakt të ri, i cili përputhet me deklaratat e pasurisë së prokurores Prela. Apartamentin 59.2 m2, bashkëshortët Prela ia kanë shitur shtetases A.M dhe djalit të saj për shumën 4 milionë lekë të reja. Por, sipas formularëve të pasurisë, po këtyre personave, Vangjel Prela u ka dhënë edhe një hua rreth 500 mijë lekë të reja.

IMG-20190121-WA0023
IMG-20190121-WA0024

Të gjitha këto veprime, pra shit-blerja në një kohë të shkurtër, me përfitime të mëdha për prokuroren, si edhe fakti që Vangjel Prela i ka dhënë hua pikërisht personave që u ka shitur apartamentit, krijojnë dyshime të forta për denoncuesin Bekteshi, i cili shprehet i bindur se prokurorja Prela është përfshirë në fallsifikim dokumentash dhe pastrim parash.

Këtë bindje, denoncuesi publik e mbështet edhe në faktin që, vetëm Vangjel e Donika Prela e kanë blerë apartamentin me një vlerë minimale, madje më të ulët edhe se kostoja e ndërtimit, ndërkohë që blerësit e tjetër kanë shpenzuar 2-3 herë më shumë për të marrë apartament në të njëjtën godinë.

Krahas këtij fakti, denoncuesi Afrim Bekteshi sjell edhe një situatë, e cila është thuajse skandaloze. Sipas informacionit që është shpërndarë për median, denoncuesi deklaron se Donika Prela, prej më shumë se 6 muajsh, jeton në një pallat në rr. Tefta Tashko Koço, prapa gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë. Denoncuesi është i bindur se prokurorja Prela e ka blerë këtë apartament, por nuk ka arritur të sigurojë prova.

Gjithësesi, fakti i pranuar që prokurorja Prela dhe familja e saj jetojnë në atë pallat, përbën skandal më vete. Godina është ndërtuar nga subjekti “Lim-Em”, me administrator shtetasin Sh.B. Pallati vijon të jetë ende i pahipotekuar, gjë që do të thotë se banorët e tij për të jetuar aty, duhet të nënshkruajnë kontratë porosie apo qeraje me subjektin “Lim-Em”, me administrator Sh.B.

Ndërkohë, shtetasi SH.B. është subjekt i hetimit nga Prokuroria për Krime të Rënda, e drejtuar nga Donika Prela. SH.B. rezulton të jetë personi që ka kryer transaksione shit-blerje toke me ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili është nën hetim, ndër të tjera, edhe për “pastrim parash”, për veprimet e dyshimta të kryera pikërisht me kompaninë “Lim-Em” të shtetasit SH.B.

Agjencia “Birn”, në një artikull të shkruar disa muaj më parë, ka publikuar të dhënat dhe kontratat e realizuara ndërmjet “Lim-Em” dhe ish-Kryeprokurorit. Për këtë hetim, denoncuesi Afrim Bekteshi, i cili duket që ka informacion të bollshëm, pretendon se shtetasi SH.B. për më tepër, ka qenë edhe nën përgjim, në fillim të hetimeve ndaj Llallës.

Të dhënat e përcjella në adresat e redaksive të medias shqiptare nga shtetasi Afrim Bekteshi përmbajnë të dhëna të cilat, nëse rezultojnë të vërteta, do të përfshinin Donika Prelën në një skandal shumë të rëndë.

Shtetasi Afrim Bekteshi deklaron gjithashtu se informacionet dhe dokumentat i janë vendosur prej disa javësh edhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me të cilin pritet të përballet të martën në seancë dëgjimore drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments