Aktualitet

Qytetari ka bërtitur para Ramës/ “Rama, je antishqiptar!”. Policia e ka arrestuar menjëherë. VIDEO

Një qytetar i ka prishur qetësinë Kryeministrit Rama gjatë ceremonisë në nderim të viktimave të 21 janarit. Teksa kryente homazhe bashkë me familjarë e deputetë, qytetari ka bërtitur “Rama, je antishqiptar!”. Policia e ka neutralizuar menjëhere, duke e shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Burri, ende i paidentifikuar ka nisur me thirrje sapo Rama ka dalë nga Kryeministria dhe ka vijuar për disa minuta. Balkanweb publikon pamjet, nga momenti i shoqërimit të tij në polici.

Homazhet në kujtim të viktimave të 21 janarit zhvillohen në 8-vjetorin e vrasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës Si çdo 21 Janar edhe sot u vendosën karafila të kuq në pllakat e dedikuara në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?