Skandal me Farmacitë/Mbushin receta me emra të vdekurish.

Policia e Tiranës njoftoi ditën e djeshme udhërndalimin për dy farmacistë të cilët në bazë të një hetimi të gjatë të Prokurorisë së Tiranës, kishin krijuar një skemë mashtrimi me recetat elektronike dhe rimbursimin.

Personat e përshirë në skemë janë Gazmend Aliaj dhe Petrit Skura, të cilët mashtronin me ilaçet e rimbursueshme.

Sipas Prokurorisë  ata plotësonin nëpërmjet një skeme të kamufluar receta të falsifikuara në emër të personave të vdekur, apo edhe atyre me banim jashtë Shqipërisë.

Rrjeti i farmacive që kryenin mashtrimin ishte i lidhur me ish-dtrejtues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ndër farmacitë që janë pjesë e skemës sipas dosjes hetimore janë “Bioplus”, “Medigreen” në pronësinë e Gazmend Aliajt si dhe farmacia “Geni&Lori” në pronësinë e Loranda Skurës.

Prokuroria ka bërë me dije se ka lëshuar urdhër-arrreste për shtetasit Petrit Skura dhe Gazmend Aliaj, por asnjëri prej tyre nuk është gjendur në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të urdhërit.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments