Idrizi: Rrëzimi i Ramës nuk është vendim por detyrë e opozitës

Politike

Shpëtim Idrizi ka qenë kritik për disa nga qëndrimet që ka mbajtur PD gjatë Këshillit Kombëtar.

Idrizi tha se rrëzimi i Ramës nuk është vendim por detyrë e opozitës

Po kështu Idrizi tha se opozita sot duhet të jepte alternativën e saj, se cfarë do të bëjë me arsimin ekonominë dhe cila është alternativa e saj për të qeverisur.

‘Studentët nuk duhet t’i linim vetëm. Opozita duhet të fuste kokën e shpirtin brenda për t’i mbështetur, u ngritën për përgjysmin e taksave, prindërit e tyre s’kanë mundësi t’i çojnë në shkollë. Opozita duhet të ishte shpresë per ta, e bashkuar e qartë, duhet t’i jepte zgjidhje gjithë pyetjeve. Ç’do bëjnë me ekonominë arsimin. Sot jo nesër. S’e kuptoj dot si mund të merret vendim të heqë Ramën? Ka ndonjë detyrë tjetër opozita? Detyra është të shpalosë platformën. Shqiptarët sot kanë nevojë për zgjidhje dhe opozita duhet të japë alternativën e saj pse do të vijë në pushtet, për të ndryshuar qeverisjen, jo vetëm për të zëvendësuar një emër.’- u shpreh Idrizi në një komunikim për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *