Histori dashurie/ Video nga dasma e Eni Çobanit.

0

Gjatë emisionit “Rudina” juristja Eni Çobani rrëfeu jo vetëm historinë e dashurisë me bashkëshortin Avenir Shehu, zbuloi momente nga dasma e tyre. Vetëm 5 ditë më parë ata festua 20 vjetorin e martesës, ndërkohë që sot juristja përmes emisionit “Rudina” tregoi momentet më të bukura të tre netëve dasmë. Çobani tha se kur ka dalë nga shtëpia e veshur nuse është emocionuar dhe ka qarë shumë.

“Ne kemi bërë disa netë dasmë, unë e kam bërë dasmën të premten dhe të shtunën jam çlodhur, kemi pritur njerëz në shtëpi dhe të dielën ishte dita e lotëve kur kam dalë nga shtëpia. Më ka shoqëruar vëllai dhe daja, kam qarë shumë, por më shumë kanë qarë prindërit e mi dhe vëllai. Dasma është bërë tek “Hotel Arbëria”, ishte janar i 98-ës dhe xhamat pas kurrizit tim ishin të thyer dhe unë kisha shumë ftohtë, por ishim të rinj dhe nuk e ndjenim.

Dasma u la në janar sepse e lidhën me natën e kadrit dhe ishte ditë e mirë. Atë vit unë linda edhe djalin, nuk isha shtatzënë kur u martova”, tregoi juristja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author