Nga Rezart Palluqi/ Kapterët ekselentë!

Bir, o bir i im! Oj sperma ime ekselente. E more vesh? E degjove lartmadherine? Dha lajm te madh. Na dergoi lajm me samar te arte.Te gjithe studentet me nota me lart se 8-ta do te behen direkt police. Me rroba blu te erret. Me kapele te trashe dhe shirit te arte. Thuaji lamtumire arratise biri im. Do te behesh polic. Polic i partise. Polic i atdheut. Do te behesh roja e shqiponjave krenare. Do te ruash me vigjilence hyjnore arat e hashashit. Do te degjosh i mahnitur frymemarrjet e bimeve te vockla te hashashit. Do te shoqerosh me lot ne sy faren jeshile ekzotike te tokes ku u rrite te ngarkuar ne maune dhe anije pa bori dhe kapitene. Do ta gdhishe jashte bordellove te rilindjes.

Do te perkujdesesh qe te klithurat e zockave rilindase te mos fashiten prej borive te mauneve zemerake jasht. Pooooo! Do te keshe fatin e madh qe te ruash dinjitetin e ligjit. Do te stamposh ne asfalt tufat me sallata te freskseta te fshatareve. Do te sperkatesh bulevardin e kombit me piperin dhe erezat e shitesve ambulante. O biri im! C’drame do te kishte qene sikur te kishe dale vajze. Atehere nuk do t’ishe bere kurre polic. Asnjehere. Amin o Zot! Im bir do te mbroje atdheun. Dhe kjo fale udheheqesit te madh. Im bir, eshte nje student ekselent.

E ka noten 8,5. Dhe e gjithe kjo ekselence do te tretet ne kazanin e famshem ligjor. Im bir do te behet polic sot. Jo vetem ai. Por te gjithe studentet e shkelqyer. Keshtu e do atdheu, prona absolute e Partise. Dhe im bir, sot student, neser do te beher polic. Neser ose pasneser ai do te mbroje atdheun e vyer. Pasneser ai do te mbroje Partine ndaj studenteve te zemeruar ekselente. Ai per hir te udheheqesit te madh do t’i shtype ata me siguri. Do t’i rrahe, torturoje, derisa ata te pranojne qe te behen police.

Sepse vetem nese behesh polic, mund ta shpetosh eskelencen studentore. Vetem rroba blu, pistoleta, kamzhiku dhe endrrat e udheheqesit te madh, vetem ato e bejne te mos vdese ekselenca intelektuale studentore. R