Polici qëllon me grusht studentin në Fakultetin e Ekonomisë. VIDEO

Në një video të publikuar sot paradite shihet qartë një polic i cili në prani edhe të kolegëve të vet ka qëlluar me grusht një student protestues në Fakultetin e Ekonomisë.

Ngjarja është denoncuar nga ish-Kryeministri Berisha i cili e ka publikuar videon në rrjetet sociale.

Berisha shkruan më tej se veprimet e dhunshme të policisë janë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Ja postimi i plotë si dhe video në fjalë

Narkopolicia ne shkelje te hapur te ligjit dhunon studentet brenda Fakultetit te Ekonomise. Video tregon nje polic duke qelluar me grusht nje student. Sb