Ylli Pango sulmon Blendi Fevziun: I fut hundët kudo!

0

Në një shkrim të tij të publikuar, Ylli Pango, ka sulmuar ashpër gazetarin Blendi Fevziu, duke e quajtur atë të cekët dhe gjitholog. Pango thotë se Fevziu si një mësues gjeografie, fut hundët në çdo temë, duke zbehur zërin e ekspertëve.

Ja çfarë shkruan ai për emisionin Opinion: 

Eshtë bërë misherim i dekulturimit kombëtar, cektësisë së trajtimit të problemeve, apo trajtimit në mënyrë fluturake. I keqmenaxhuar që nga numri i madh i të ftuarve që mezi u vjen rradha të flasin nën shkopin e dirigjentit të rrafshtë në çdo aspekt (dydimensional) e deri te të ftuarit e perhershëm të emisioneve politike që dihet ç’do flasin, e për kë do cicërojnë; që nga pseudospecialistet e deri te hundëfutja kudo e Blendit të gjithanshem.

Edhe kur ka specialistë, lejohen të flasin shumë pak apo nderpriten nga fjala a mendimi gjithëzotërues i “mesuesit të gjeografise”me shkop, apo nga fakti se duhet të shfaqet tabela 16, kronika 35 apo mendimi numer 12 i Blendit të madh. Duket sikur mezi pret ta mbyllë duke “ kaluar rradhën” edhe këtë emision ndër të tjerë, ushqim i perditshem pa shije tashme edhe për mediokrit, kollajllek i pulteve të lodhura të teleshikuesve dembelë.

Aty shqiptarët mësojnë (ç’mësojnë) për kulturën, artin, sportin, shkencën, historinë e sidomos politiken a ngjarjet e ditës, sigurisht me shumë se nga të ftuarit, nga Blendi, specialisti më i mirë i kulturës, tifozi numër një i kombëtares, demokrati i parë rinor shqiptar, nuhatësi më i holle i politikës, dijetari mbi dijetarë, natyrisht në një rrafsh tejet të rrafshtë. Aty mendohet se kanë filluar e do fillojnë pa përjashtim gjithë revolucionet, levizjet sociale, përmbysjet e mëdha. Kujtoni si i udhehoqi në studio edhe studentët protestues me megafon para ca javësh.

P.S Ndonese jam ftuar por dhe sulmuar miqesisht në Opinion nga ky i gjithëditur, ju lutem mos ma merrni për konflikt interesi. Nuk mund të mos e pershkruaja si psikolog objektivisht ketë fenomen psikologjik shqiptar( e kam përsonazh dhe te libri “Psikoligji Shqiptare”). Nuk është thjesht analizë quasipsikologjike. Problemi nuk është tek një emision apo dy. Ky dhe ca të tjerë prej vitesh kanë prishur e po prishin apo po formësojnë keq, çdo dite në mënyre sistematike shijet estetike, profesionale, kulturore të shqiptarëve. Delir dhe megallomani e paparë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author