U REBELOVA KUR NUK DUHEJ.
U rebelova kur nuk duhej
kur duhej të thojsha nji “amin”
çdo gja mund të shkonte mirë
…por, mos më shani…
Dashurova ma shumë se duhej
kur duhej vetëm të më dashurojshin
mund të kisha nji jetë ma të bukur
…por, mos më shani…
Përqafova retë e ulëta
se retë e larta nuk i mbërrita
e nji pikë shiu që m’u lëshu
ra përtokë e më humbi sysh
…por, mos më shani…

Total 0 Votes
0
0
Leave a Reply