1945/“Kurvëri në rreshtat e ushtrisë nacionalçlirimtare” te divizioni i 6-të

Aktualitet
Nga Kastriot Dervishi

Lufta në Europë kish mbaruar qysh më 9 maj 1945. Mirëpo partizanët nga Shqipëria qëndruan deri në dhjetor të atij viti në trevat shqiptare në Jugosllavi. Të përdorur si kurrë më parë në shërbim të pushtetit jugosllav, koha u dilte dhe u tepronte. Sipas një procesi tjetër penal, partizanët e divizionit të 6-të sulmonjës flinin edhe dyshe.

Kjo sillte keqkuptime, por edhe veprime që binin në kundërshtim me moralin. Ngjarja e spikatur u ndodhi partizanëve më 1 gusht 1945. Duke qenë i vendosur në Ohër, këshilli i gjyqit ushtarak të divizionit të 6-të, mori vendimin e dënimit me 40 vjet burg të një partizani sepse thuhej se kishte shkaktuar “kurvëri në rreshtat e ushtrisë nacionalçlirimtare”.

Në seancën gjyqësore, partizani i dënuar shpjegon me detaje procedurën e kurvërisë, krejt e papërshtatshme dhe etike për t’u cituar në ligjëratë të drejtë.

Procesi gjyqësor dhe një foto ilustruese e partizanëve nga Shqipëria në trevat shqiptare në Jugosllavi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?