Ky është Ministri Jashtëm i Ramës/ Ka 11 muaj që ka marrë shtetësinë shqiptare dhe nuk ka votuar kurrrë në vendin tonë.

0

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, një njohës i mirë i ligjit, ka renditur një sërë arsyesh se pse Gent Cakaj nuk mund të jetë ministri i Jashtëm i Shqipërisë. Cakaj ndër të tjera ka 11 muaj që ka marrë shtetësinë shqiptare, ndaj nuk ka votuar kurrrë në vendin tonë. Po kështu Bylykbashi i kujton Ramës, se duke emëruar një kosovar si ministër, nuk mund të luajë me kartën e nacionalizmit. “Ai mund të bëjë serish si nacionalist duke permendur Kosoven, por ai nuk ka nje shtepi ne Prizren nga ku u perzu nga serbet si familja ime, ndaj nuk mi shet mua ato dengla”, shkruan Bylykbashi.

Lexojeni shkrimin e Oerd Bylykbashit, postuar në faqen e tij në facebook:

Axhamillek nga Veziri i Madh per te bere sefte vitin

Sht‎etasi shqiptar Gent Shkelzen Cakaj eshte vetem 11 muajsh. Ama eshte propozuar per Minister te Europes dhe Puneve te Jashtme, goxha barre per nje shtetas vetem 11 muajsh. E ta mendosh qe nuk eshte cudi qe me 21 janar 2019 ai dekretohet dhe votohet si ministri qe do perfaqesoje Shqiperine jashte, nderkohe qe do te mbushe 1 vjec si shtetas shqiptar vetem me 30 janar 2019.

Kryeministri Rama e mburri se kishte lexuar me shume libra se gazetaret ne sallen e konferencave. Une kete kriterin e “leximit” qe te behesh minister ‎nuk e kam gjetur ne asnje nen te Kushtetutes ndaj me le indiferent. Kohet e fundit e kam degjuar te perdoret per tjeter gje, por jo per minister.

Por mesa kuptoj ky djaloshi nuk e ka lexuar ende Kushtetuten e Shqiperise, minister i se ciles do te jete me qefin e Rames, sa kohe qe vendos ne rrjete sociale titullin e ministrit, nderkohe qe as eshte dekretuar nga Presidenti si minister, lere te jete votuar nga Parlamenti.

Me siguri Genti eshte shume i lumtur qe kete vit voton per here te pare si shtetas shqiptar. Duhet te jete dritheruese, edhe minister edhe votues per here te pare (first-time-voter) ne nje vit. Ne kete aspekt Genti eshte sa nje 19-vjecar qe ende nuk e ka bere sefte voten. A mundet nje shtetas 19 vjecar , talent, qe ka lexuar shume, qe ndoshta e cudit Kryeministrin me inteligjencen e tij, te behet minister i jashtem? Pse jo. Edhe ai 19-vjecari ka nje vit ka qe e ka fituar te drejten e votes, fiks sa Genti, packa se ka 18 vite me shume shtetetesi shqiptare se Genti.

****
Sigurisht ka nje kriter logjik qe 19 vjecari talent ne studime, qe ka lexuar libra te pakten sa Genti, nuk behet minister. Ky kriter quhet “eksperience”. Dhe ajo nuk gjendet ne libra por ne pune dhe jete. Me del qe Genti ka qene vetem 12 vjec kur u be Samiti i Selanikut ne 2003 qe nisi procesin integrimit europian per vendet e rajonit, 15 vjec kur u nenshkrua Marreveshja e Stabilizim Asocimit ne 2006, ‎18 vjec kur u beme anetare te NATO-s ne 2009, 19 vjec kur dorezuam pergjigjet e Pyetesorit te BE dhe u liberalizuan vizat ne 2010, dhe plot 23 vjec kur morem Statusin e Vendit Kandidat ne 2014. Ma thote mendja qe 12 vjec, nderkohe qe lexonte pa fund, ndiqte me shume pasion edhe historikun e diplomacise shqiptare dhe integrimit tone me Europen. Nuk po e mundoj me te gjitha marreveshjet politike dhe perpjekjet qe jane bere keto dy dekada ne funksion te progresit te Shqiperise ne Europe.

Por se shpejti Genti do te perfaqesoje Republiken e Shqiperise, jo kombin, ne negociata per marreveshje me shtetet e tjera apo BE. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, qe do te jete “libri” tjeter per lexim, ia jep tagrin e marreveshjeve nderkombetare Presidentit. Pra Genti do te ulet ne tryezat e marreveshjeve vetem me pelqimin e tij, do te perfaqesoje Presidentin dhe jo Kryeministrin. Dhe kjo eshte nga kompetencat kryesore presidenciale.

Ama Presidenti duhet jo vetem te ‎jete shtetas shqiptar qe nga LINDJA, por duhet te kete JO ME PAK se 10 vite vendbanim ne Shqiperi dhe te jete jo me pak se 40 vjec, para se te marre detyren e kreut te shtetit. Pra pa mbushur keto kushte ai nuk ulet dot ne poltronen ku nenshkruan marreveshje nderkombetare per Republiken e Shqiperise, ndersa Genti kete mund ta beje, madje pa mbushur ende 1 vjec shtetas.

Sa cudi eshte kjo Kushtetuta jone? Keshtu eshte kur Kryeministri lexon Kurbanin qe ka shkruar vete dhe jo Kushtetuten. Gjithesesi, nuk ka faj Genti dhe sarkazma nuk eshte per te, por per Edin qe e sheh kryeministerllekun si gallate. Ky i fundit mund te beje serish si nacionalist duke permendur Kosoven, por ai nuk ka nje shtepi ne Prizren nga ku u perzu nga serbet si familja ime, ndaj nuk mi shet mua ato dengla.

Po a do te kete te tilla pyetje ne koke Presidenti ne momentin kur do te firmose dekretin e dyte ne me pak se nje vit per Gentin, dekretin e Ministrit te Europes dhe Puneve te Jashteme, vetem nje vit pasi i dha shtetesine shqiptare?

Thone kot qe Amerika eshte vendi i mundesive…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author