Duka: Kemi ministri Diaspore, por nuk lejojmë protesta për emigrantët

0

Kreu i PAA, Agron Duka e cilësoi absurde ndalimin e të drejtës për të protestuar ndaj shqiptarëve të diasporës. Në një reagim në Facebook, Duka shprehet se “Shqipëria ka ministri diaspore, por nuk lejon protestat e përfaqësuesve të saj”.

Deklarata e plotë e Agron Dukës:

Paradoks! Qeveria që krijoi Ministrinë e Diasporës, nuk lejon zhvillimin e protestës së saj.
Të protestosh është një e drejtë politike po aq e rëndësishme sa vota, prandaj, nuk mund të jepet njëra dhe të mohohet tjetra.
Diaspora është një nga forcat më vitale dhe më prodhuese për ekonominë e vendit; për këtë arsye, nuk mund të trajtohen si një grupim i jashtëligjshëm.

Ky është edhe ilustrimi më i mirë i këtij momenti politik, ku përfaqësimi nuk ka më asnjë vlerë dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është forca e kartonëve parlamentarë, të cilët pasqyrojnë ekskluzivisht vullnetin e një grupi shumë të vogël personash.

Megjithatë, rezistenca dhe frika ndaj Diasporës, dhe gjithë forcave sociale që po protestojnë në këtë dhjetor, është në dekikat e fundit. Askush nuk mund të mbajë peng një popull që po ndërgjegjësohet çdo ditë e më shumë për të drejtat që i mohohen. Asnjëherë frika e atyre që luftojnë për të mbrojtur privilegjet e të paktëve, nuk do të fitojë mbi shpresën e atyre, përherë e më të shumtë në numër, që kanë ende besim se ky vend mund dhe duhet të jetë më i mirë./kohajone/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author