Lojtari shqiptar thyen pankinën me grushta. Ja çfarë thotë Presidenti i tij. VIDEO

Lojtari me origjinë shqiptare Benxhamin Kulolli, i cili luan për Zyrihun në Zvicër, është bërë shumë “viral” pasi ka goditur me grusht pankinën, i pakënaqur nga vendimi i trajnerit për ta zëvendësuar.

Mirëpo, trajneri i tij nuk e ka ndëshkuar aspak duke thënë se veprimi i tij ishte thjesht i papërshtatshëm për publikun dhe ai vetëm sa do të paguante dëmin që kishte shkaktuar vetë.

Në mbrojtje të futbollistit ka dalë edhe presidenti i klubit të Zyrihut, Ançilo Kanepa i cili ka thënë se Kulolli mund t’i shpëtojë ndëshkimit, pasi veprimi nuk ishte dhe aq antisportiv.

“Ai do të duhet të paguajë për dëmin që i bëri pankinës. Por nuk do ta bëjmë të madhe.

Edhe unë nga stresi njëherë kam gjuajtur me karrige në tribunën VIP”- ka përfunduar mes të qeshurave presidenti Kanepa.