Zbulohet origjina e vezës që u godit Rama.

Aktualitet

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha në një deklaratë për mediat përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se deputeti Endri Hasa i dhuroi kryeministrit Rama, kartolinën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri nga studentët.

Ai tregoi gjithashtu edhe se nga kishin ardhur vezët me të cilat deputeti i PD-së, Hasa qëlloi kryeministrin ndërkohë që ky i fundit po fliste në foltoren e Parlamentit.

“Vezët që hodhi deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, ishin kartolina e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri që deputeti i dërgoi për studentët kryekumbarës, kreut të krimit të organizuar dhe kreut të korrupsionit Edvin Kristaq Ramës. Që ta merrni vesh ju, ato vezë vinin direkt nga Surreli,” – është shprehur Berisha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *