Reagon Ambasada Iraniane: Shqipëria viktimë e SHBA dhe e Izraelit

Pas vendimit të kryeministrit Rama për dëbimin e zyrtarëve saj nga Shqipëria ka reaguar edhe Ambasada e Iranit e cila me anë të një deklarate është shprehur se dëbimi i diplomatëve të tyre, vjen pasi Shqipëria është viktimë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.

Sipas kësaj deklarate SHBA-të dhe Izraeli po shkatërrojnë marrëdhëniet tona me Europën.

Gjithashtu në deklaratën e Amasadës Iraniane thuhet se Shqipëria është viktimë edhe e Shqipëria disa grupeve terroriste, dhe sipas saj ajo nuk duhet të lëjojë që të diktohen raportet që kanë të dy vendet.

Kjo deklaratë vjen pak orë pasi vendimin për dëbimin e zyrtarëve iranianë e ka përshëndetur edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump.