Kuvend/ Tension në sallë dhe jashtë saj. Rama qëllohet me vezë. FOTO
Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me tension me rikthimin e opozitës, pasi në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputeti i PD, Endri Hasa tentoi që ta qëllonte me vezë dhe letra. Burime nga deputetët e opozitës tregojnë se deputeti e ka qëlluar kryeministrin me vezë në trup.
Në këtë moment ndërhyri garda e Republikës, ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e përjashtoi nga seanca deputetin Hasa.
Në sallë ka pasur edhe përplasje fizike mes deputetit Endri Hasa dhe Gardës, që po mbronte Edi Ramën. Seanca ka rinisur, por deputeti i PD nuk pranon të dalë jashtë sallës se Kuvendit, ndaj Gramoz Ruci e pezulloi prapë seancën.
Ndërkohë jashtë parlamentit situata po ndizet fort, ndaj forca të mëdha policie kanë rrethuar Kuvendin.