Gruaja e Saimir Tahirit i bashkohet protestës së studentëve

Mbi 50 pedagogë të universitetit të Shkencave sociale i janë bashkuar protestës së studentëve që kanë braktisur për më shumë se dy javësh auditorët. Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.

Në listën e pedagogëve që kanë firmosur bie në sy dhe emri i gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Fatlinda Tahiri Berisha është bashkëshortja e ish-ministrit, e cila është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008.

Në deklaratën e firmosur nga 50 pedagogët mbështetet protesta e studentëve dhe kërkesat e tyre.

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments