Basha/ Tufë horrash dhe banditësh!  Ke shkelur Kushtetutën, ke shkelur procedurën. VIDEO

Lulzim Basha, ka ngritur zërin me forcë në foltoren e Kuvendit duke kërkuar të mos ndryshohet rendi i ditës. Basha i ka drejtuar gishtin kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit, pas tij duke deklaruar me forcë:

“Çfarë?! Çfarë?! E dini shumë mirë që ka një komision e nuk mund ta sjellës pa e kaluar nga komisioni këtu. Çfarë po bëni ju këtu?! “Show” po bëni?!

E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar, që jeni hileqarë! Të poshtër! Do bëni ju reformë zgjedhore – ju nuk doni Vetingun në politikë!

Del këtu shoku i trafikantit që do të bëjë pallate tek Unaza e Re dhe na flet për reformë zgjedhore. Tufë hajdutësh! Banditë! Gjysma prej jush duhet të jenë në burg. duke filluar me ty që zgërdhihesh aty!

Prandaj, lëri këto gomarlliqe dhe fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord. Kemi ardhur vetëm për të atë buxhet të studentëve këtu. Jo se kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë, por t’u provojmë atyre të tjerëve se mund të kenë ndonjë fije besimi të dëgjojnë sesi po të ndalojë vjedhjen ky, hajduti psiqik, mund të ketë para për tarifat e studentëve dhe lërini gomarlliqet e tjera se s’kemi ardhur të tallemi me ju.

Tufë horrash dhe banditësh!  Ke shkelur Kushtetutën, ke shkelur procedurën. Pasi keni kapur gjithçka, ke kapur edhe Bordin e Bankës së Shqipërisë. Me 28 firma të këtyre deleve të bandës së hajdutëve…”

Ndërsa Basha fliste, deputetët e e PS nga salla kanë dashur ta ndërpresin, por Basha iu është drejtuar edhe atyre: “Ti pusho, se merrem dhe me ty pastaj. Qepe gojën! Bandit! Vetëm bankat të kanë ngelur pa kapur. Kape edhe bankën! Kape dhe bankën, por do ta shihni se ku do të përfundoni. “/ar.sh/SYRI.NET