Çmëndet tifozi i Liverpoolit/ Shaqiri eja dhe merr gruan time, ajo është e jotja

Xherdan Shaqiri ishte “Heroi” i ndeshjes së mbrëmshme të Liverpoolit kundër Manchester United.

Fillimisht rezultati ishte 1-1, por sulmuesi shqiptar hyri në lojë në minutën e 70-të dhe brenda 10 minutave shënoi dy gola.

Kjo i lumturoi jashtë mase fansat e Shaqirit, të cilët menjëherë pas përfundimit të lojës, vërshuan me komente nëpër rrjetet sociale.

Por ai që ka rënë më së shumti në sy, ka qenë në faqen zyrtare të klubit Liverpool në Facebook.

“Shaqiri eja dhe merr gruan time…ajo është e jotja”, ka komentuar njëri nga fansat.

Image