Rama tallet sërish me studentët. I filmon me dron

0

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook po përpiqet ti paraqesë si minorancë studentët që po protestojnë poshtë zyrës së tij. Me një foto shkrepur nga tarraca e kryeministrisë në nisje të protestës, ai paraqet një numër të vogël studentësh, kurse në Bulevard janë me mijëra protestues. Ndërsa shumë të tjera janë ende në marshim, pasi bllokuan kryqëzimet po i bashkohen protestës masive tek kryeministria. Por jo vetëm kaq, Rama thotë se Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha e gjymtuan protestën. Ai thotë se tashmë dialogun do ta bëjë me studentët që nuk janë më në protestë.

Postimi i plotë

Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog#Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author