Këto janë 10 femrat më të pasura të Shqipërisë
Në shumicën e rasteve paragjykohen, por fuqia e grave dhe vajzave po rritet gjthnjë e më tepër dhe numri i atyre që janë të suksesshme në biznes është i madh. Emra shumë të njohur të ekranit kanë arritur t’ja dalin të ndërtojnë diçka të tyren dhe të zhvillojnë këto sipërmarrje duke u kthyer në konkurrente të fuqishme të kolegëve të tyre meshkuj. Por, cilat janë gratë më të pasura në Shqipëri? Kjo është lista me emrat e grave më të pasura duke u bazuar në qarkullimin vjetor të bizneseve që zotërojnë. Në renditje janë përfshirë bizneset, që kanë të paktën një aksionere femër me minimumi 30% të aksioneve. Renditja është hartuar sipas xhiros totale të bizneseve.
Vilma Nushi
Është aksionere e vetme e Marketing & Distribution zotëron dhe 80% të aksioneve të 3P Life Logistic, e krijuar në 2001-n, që zbaton Kontratën e Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për Paketën e Shërbimeve të Kontrollit Mjekësor Bazë.
Gratë e familjes Hoxha
Vjollca Hoxha së bashku me vajzat dhe djalin e saj kanë 51% të aksioneve të Digitalb, 100% të Top Channel dhe 49% të aksioneve të shoqërisë së përpunimit të kafesë Valtelina (51% të aksioneve i shitën në fillim të 2018-s). Dy bizneset e tjera, Top Albania Radio dhe VGA (botim e prodhim reklamash) kanë peshë relativisht të ulët.
Ina Topalli
Ajo zotëron 49% të Global Resource Trading, kompani e cila u krijua në shtator të vitit 2015.
Melika Leka
Melika Leka është aksionere në kompaninë e përpunimit të sallamit, EHW.
Merita Sheqi
Është sipërmarrëse e kompanisë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike në vend, Rejsi Farma dhe në shoqërinë tjetër farmaceutike, R&S FARMA, e krijuar në 2014-ën.
Donike Gega
Është aksionere e vetme e GEGA CENTER GKG, kompani e krijuar në vitin 2006 me aktivitet tregtimin me pakicë të karburanteve e lubrifikanteve, pikë gazi e transport i tij.
Donika Mici
Ajo është punëdhënësja më e madhe grua në vend, me rreth 1500 të punësuar në Donianna, Albanian Shoes Coorporation 2, Dophil, Rozimpex.
Mimoza Çobo
Është aksionere e shoqërisë D E N I S A, e krijuar në vitin 2005 dhe ka aktivitet në tregti, import-eksport njëkohësisht dhe prodhim të artikujve të ndryshëm industrialë, artikujve ushqimorë, kancelari dhe artikuj, konfeksione e tekstile, makineri e pajisje.
Nertila Kole
Ajo është aksionere e vetme e Travel Hub Solutions, që zotëron 49% të aksioneve të shoqërisë së fluturimeve Alba Wings.
Romina Ylli
Ajo është aksionere e vetme e kompanisë së tregtimit me shumicë të karburanteve AFT.