Budallallëku i Ministrisë së Financave brirë s’ka, po ashtu i portalit “Pamfleti”!

0

Nga Luan Hamiti.

Gazeta angleze “Independent” kishte shkruar për budallallëkun e Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë që në raportet e pagesave të Institucioneve shtetërore gjatë viteve 2014-2018 kishte publikuar informacione të klasifikuara “sekret shtetëror” mbi pagesa të kryera nga agjentë të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), informacione që shkonin deri në botimin e identitetit të këtyre agjentëve etj. (!)

Vërtetë është tepër shqetësues publikimi i informacioneve të tilla dhe këtë radhë shpresoj se do të kryhet një hetim të detajuar mbi kë ka nxjerrë këto të dhëna të ndieshme, pa asnjë logjikë, në publik! Budallallëku i Ministrisë së Financave brirë s’ka!! Por edhe një gjë mund të them gjithashtu, se dashakeqësia e portalit “Pamfleti” që e lidh këtë budallallëk me ish Drejtorin e SHISH z. Visho Ajazi Lika duke hedhur dezinformata kundër tij, është po ashtu i denueshëm. Portali “Pamfleti” dezinformon se shkrimi në “The Independent” kishte të bëjë me gjoja “nxjerrja e sekreteve të NATO-s” nga ish Drejtori Lika dhe jo me publikimin idiotesk të informacioneve të klasifikuara të pagesave të kryera nga SHISHnga ana e Ministrisë së Financave, me qëllim të ndikojë në dëbimin e tij nga posti i Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në NATO.

Këto shkrime të pavërteta të “Pamfletit” janë po aq shqetësuese sa publikimi i të dhënave sekrete të SHISH në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave! Kërkohet menjëherë heqja e informatave të klasifikuara në lidhje me këtë Institucion nga Ministria e Financave, dhënia e llogarisë se kush ka botuar të dhëna të tilla senzitive, kurse gazeta “Pamfleti” do të duhej të jep përgjegjësi për dezinformatat e saj të vazhdueshme ndaj ish Drejtorit të SHISH, z.Visho Ajazi Lika!

Tiranë, 10 dhjetor 2018

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author