Tym e flakë Parisi/ Macron tërhiqet nga rritja e taksës 6 cent për karburantet

Pas tre javësh protesta të fuqishme kundër rritjes së taksës së karburanteve, qeveria franceze ka bërë hapa pas duke pezulluar kështu vendimin.
Mësohet se vendimi erdhi pas protestave të shumta që pushtuan Parisin, ku ‘jelekëverdhët’ kundërshtuan me forcë rritjen. Mësohet se pezullimi do të jetë vetëm për disa muaj.
Vendimi i qeverisë synon të zvogëlojë tensionin dhe të japë kohë për zgjidhjen e ngërçit si dhe nisjen e negociatave me ‘jelekëvërdhët’. Po ashtu bëhet e ditur se vendimi pro protestuesve erdhi pas një takimi që kryeministri Edouard Philippe zhvilloi në Pallatin Elysee me presidentin Emmanuel Macron.
Dy në çdo tre persona në Francë mbështet protestën e të ashtuquajturëve jelekë të verdhë dhe rreth 80 për qind kundërshton masat e propozuara nga presidenti Emmanuel Macron, duke i quajtur ato të pamjaftueshme.
Sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën. 66 për qind e të anketuarve, thonë se mbështesin protestat që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit e që vazhdojnë prej 12 ditësh duke bërë që me qindra e mijëra njerëz të dalin nëpër rrugë, të veshur me jelekët fluoreshentë.
Vetëm 32 për qind e të anketuarve thanë se kundërshtojnë lëvizjen që ka shkaktuar probleme ekonomike pasi protestuesit kanë rënduar ndjeshëm trafikun rrugor.
Sondazhi realizohet pasi Macron u përpoq të zbuste zemërimin duke premtuar se do të ndajë rritjet e ardhshme të taksës në kohë, për ti aplikuar atëherë kur çmimet ndërkombëtare të naftës janë në rënie. Ai po ashtu premtoi konsultime publike për projektin që do ta bënte Francën një ekonomi pa karbon, por pa penalizuar familjet me të ardhura të pakta.