Klodian Haxhillari, nga lista e zezë e SHISH-DEA për drogën e Beratit, në krye të SHÇB të Burgjeve

0

Ish-ministri Xhafaj, për ta futur në “kontigjentet e harruara” të hetimit dhe ndjekjes penale e për ta mbajtur brenda rrjetit të “shërbimeve private”, pas pazarit me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe “tutorin” Ilir Metaj, e katapultuan në krye të kontrollit të njerëzve të botës së krimit në burgje, ndërkohë që me një gjyq farsë, i njohu gradën “Drejtues”, ku palë e paditur ishte vetë ministri, i cili dha udhëzime, të pranohej padia

“Filozofët” e pushtetit, vazhdojnë sjellin rrotull e mashtrojnë SHBA, DEA e BE, për reformën në polici e drejtësi, dy institucionet, që duhet të zbulojnë, kapin e ndëshkojnë krimin, mbasi në krye të këtyre shërbimeve, po qarkullojnë nga një post në tjetrin, shefa të lidhur me krimin dhe drogën.

Një skandal i tillë, është denoncuar në “PAMFLETI”, me mesazh të ardhur nga Ministria e Drejtësisë, për Klodian Haxhillarin, ish-shef Komisariatit në Berat, mik i ngushtë “punësh” me Agron (Geron) Xhafaj, pjesë e listës së 128 zyrtarëve të policisë, që drejtonin kultivimin, paprekshëmrinë dhe trafikun e drogës në zona, skeduar me kodin “Qypi”.

Në vend që “Qypi” të “thyhej” e dërgohej para drejtësisë, çuditërisht, “ortaku” i vëllait të tij, ish-ministri Xhafaj, me porosi të Ilir Metajt, e “promovoi” si “mik”, deri në momentin kur SHÇBA e kapi në flagrancë, me “punë tregtie droge”, në favor të kultivuesve e trafikantëve, të zonës së Beratit.

Në grupet e “trimave“ të drogës, të cilëve “Qypi” Haxhillari, u shërbente edhe si “hanxhi” me baza sekrete e të paprekshme, bënin pjesë shumë miq të Ilir Metës, të kryebashkiakut Petrit Sina të Beratit, të kryebashkiut të Skraparit Nesim Spahiu e të një suvaxhiu, që më pas u bë prokuror, deputet dhe ministër ekonomie e drejtësie.

Sipas raportit të SHISH, të SHÇBA dhe raporteve “konfidencale” që drejtor Dilaver Shima i policisë Berat, merrte nga inspektorët e zonave, maskoheshin me ferma, punishte vere e rakie, stane, mobileri, gurore e thertore.

Mirëpo, “Qypi” që ishte i mbrojtur nga Xhafaj e Metaj, i cili mbushej me miliona për veten dhe dy shefat e partisë e të pushtetit, jo vetëm nuk i prekte bosët  drogës, por edhe i informonte për çdo lëvizje e madje, bënte edhe presion mbi kolegë e vartës që vepronin, aq sa në datën 18 prill 2018, me “këshillën miqësore” të ministrit Xhafaj, Drejtori i Policisë Berat, u detyrua të jepte dorëheqjen “për arsye shëndetësore”.

Pasi zullumi shkoi në vesh të Ambasadës së SHBA, misionit PAMECA e DEA, kryeministri Rama, që në tavolinë kishte listen e SHISH dhe raportin e SHÇBA për dosjen “QYPI” (Klodian Haxhillari), urdhëroi largimin e tij, ndërkohë që ministri Xhafaj, tentoi ta merrte në ministri, por nuk mundi, gjithsesi nuk e la jashtë rrjetit të tij.

Pa dijeninë e kryeministrit, me një “CV” pune false, me vlerësim “Shkëlqyer, në luftën kundër krimit e drogës”, në bashkëveprim me mikeshën e tij Etlida Gjonaj, të cilën e ka promovuar në çdo komision për reformën në drejtësi kur ajo ishte në OJF-të e “Soros” dhe me konsulencën e Ilir Metajt, “Qypi” Klodian Haxhillari, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, kur në në fakt, duhej të ishte i burgosur vetë.

Sa për kujtesë, në raportin e SHISH, me kodin “Qypi”, janë skeduar 19 dosje përgjime konkrete, me 22 persona kontakti, me 84 orë biseda, ndërkohë që dosja e SHÇBA është me e detajuar, për shkak se përgjimi, ka qenë brenda strukturës, kur Klodian Haxhillari ishte Shef i Komisariatit të Policisë i Beratit

Madje, në hetimin e dosjes “Qypi”, rezultojnë edhe dy fakte të tjera, njeri që tregon aftësitë e Klodain Haxhillarit si “doktor” menaxherial për tregjet e vendit e të BE,  dhe tjetri, që tregon mbështetjen dhe përcjelljen me “pajë”, që i ka bërë Fatmir Xhafaj, në detyrën e re.

  1. Punim diplome, i gjetur në Bibliotekën Shkencore Universitare me objekt “Reforma e të drejtës së shoqërive tregtare dhe harmonizimi, me të Drejten Evropiane”.
  2. Gjyqi për njohje të gradës “Drejtues”, sipas dosjes me funksionin Specialist, Asistent, Sekretariati, për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, në Drejtorine e Policise se Shtetit, gjyq që është mbyllur në datën 10.07.2018, nga relatorja Bernina Kondi, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë-Tiranë.

Në vijim, do të publikojmë fakte, nga aksionet e mbledhjes së armëve, presionet ndaj biznesit, darkat me “të fortët” e zonës dhe aksionet anti-drogë, që ka drejtuar “Qypi” i Geron e Fatmir Xhafajt dhe Ilir Metajt, në zonën Berat-Poliçan-Skrapar./Pamfleti

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author