“Sot jam erë”-Poezi nga Anejla Lako

0

Kur je larg meje

U mesova te dua keshtu nga larg
Me mungesen tende u mësova
frike kam kur te kthehesh prap
Do jesh ai që kështu e dashurova ! ?

Do me mungoj ndoshta largesia
Distanca eshte mall, lotë nëpër sy
Kam frikë se kjo do t ‘ ishte dashuria
…, malli per ty !

U mesova te të dua kur te kam larg
Mos u afro shumë e mos më braktis.
Lermë dorëzuar, rob në mall
…, për hirë te dashurise!! A Lako.

Fotografia e Anelja Lako

Ku më je

Ku më rri pse nuk me thua
Të kam pritur kaq kohë
Gjumi më zë duke ëndërruar
Zemrën time ti e do.

Gjumi natën nuk më vjen
Zemra mbush me drithërimë
Nuk e di cpo ndodh me mua
Dashuri e shpirtit tim.

Pse nuk flet kur vjen në ëndërr
Pse më rri ashtu si hije
Do ja grisë terrin natës
Do vendos dëshirat si yje !

/A Lako/

Fotografia e Anelja Lako

Sot jam erë

Sot ngjaj me erën
Që lëviz lehtë gjethet
Ja shton dallgën detit
Ëndrrat dhe mendimet
I con larg. ..

Sot ngjaj me erën
Dua të përkëdhel gjithcka
Si era e lehtë e pranverës

Sot pershkoj malet
Me ëndrrat e mia
Prek qiellin. ..
Sot jam erë ,me aromë lulesh
Ledhatoj lehtë. ..
Ti vec mund ta ndjesh!

A Lako.

Fotografia e Anelja Lako
Gishta, flokesh ngateruar

Gishta, flokesh ngateruar
Kacurelave mrekulli
Era frynte ëmbël , shtruar
Unë e ndjeja si stuhi
Doja që ti rregulloja
Po nuk munda, nuk e di. ..

A Lako

Fotografia e Anelja Lako

JAM ATY

Ti nuk mund të më shohësh
Sonte për ty jam nderur në puhizë
Ti do gjethet dhe mua, 
gjethet ndehen nē degë dhe unë në ty.

Përgjoj hapat e tua. ..
Po vjen?
Po pra kur po vjen?

Nuk mund të rri e veshur me gjethe,
Gjethet nuk mund të rrinë një jetë nē degë.
Unë me ty dua një jetē
Nuk mund tē bëhem për ty vetem dēshire
Dhe vjeshtën ta pērcjell
Fletë më fletē
Dhe degë mē degē
Sì dimër lakuriq.

Jam aty si aromë përkëdhelse
Në shtratin e kurmit tënd
Gjethet mbahen në degē,
Unë nē krahun tēnd.

Po të pres flet më fletē,
Po të përgjoj degē më degē
Aty ku ti saher më gjen,
Veshur me verë dhe me vjeshtë,
Kur po vjen?

Aty ku ti è di qē unē
Bëhem rrënjë,
Bëhem flutur,
Bēhem fletë,
Bēhem veshje,
Bëhem vjeshte dhe vjersh.

Po vjen?
Ë pra ,kur po vjen?
Nuk jam gjethe për pak kohë nē degë,
Unē jam ti dhe jam rrënjë
Kur po vjen? …

/A Lako/

Fotografia e Anelja Lako
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author