Mazhoranca miraton buxhetin 2019 dhe paketën fiskale. VIDEO

Aktualitet

Mazhoranca parlamentare me 76 vota miratoi sot buxhetin për vitin 2019 dhe paketën fiskale. PD dhe LSI vazhdojnë bojkotin që nga Shtatori, ndërsa Rama shpalli sot Erion Bracen “opozitar” meqënëse deputeti socialist bëri disa propozime që iu rrëzuan nga kolegët.

Kështu Kuvendi rrëzoi propozimin e Erjon Braçes për heqjen e tatimit mbi pagat deri në 40 mijë lekë. Aktualisht për pagat deri në 30 mijë lekë tatimi është zero, ndërsa Braçe kërkoi që fasha të bëhej deri në 40 mijë lekë, por është rrëzuar. Ndërkohë që u rrëzuan edhe amendamentet për heqjen e TVSH-së për të gjithë librashitësit dhe ndërtesat në pronësi të OJF-ve. Një tjetër pikë që ngjalli debat ishte edhe propozimi për rritjen nga 15-30% të taksës për bixhozin të hotelet me 5 Yje, që u rrëzua.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?