Harta e Unazës së Re, numri i më i madh i shembjeve kryer ndonjëherë

Opinion.al ka siguruar dokumentin zyrtar me firma e vula të hartës së Unazës e Re. Mund të themi pa frikë se për të realizuar këtë projekt parashikohet shembja më masive e kryer ndonjëhere “On Block”. Harta më poshtë tregon më së miri të gjitha objektet që qeveria ka parashikuar të hedhë në tokë për të ndërtuar rrugën 2 km nga Sheshi Shqiponja deri tek Shkolla Teknologjike. Ky segment është pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, prej të cilës deri më tani është ndërtuar segmenti nga Shkolla Tegnologjike deri tek TEG-u.

Projekti i plotë dhe Unaza e Re

Në total për ndërtimin e gjithë Unazën e Madhe do të shemben 317 objekte, prej të cilave 242 objekte janë tek Unaza e Re (Sheshi Shqiponja-Shkolla Tekonologjike). Kujtojmë se gjithë Unaza e Madhe është 27 km, ndërsa segmenti tek Unaza e Re është vetëm 2 km.

Pak ditë më parë, ALUIZNI njoftoi zyrtarisht se 107 subjekte janë skualifikuar nga legalizimi. Që do të thotë se pronarët e tyre nuk mund të marrin asgjë nga fondi i shpronësimit. Ata mund të marrin bonus qiraje në vlerën e 10 mijë lekëve të muaj, për një afat trevjecar. Thënë ndryshe 107 familje që u shemben shtëpitë tek Unaza e Re duhet të dalin jashtë dhe shteti u jep 360 mijë lek për 3 vite (bonus për shtëpi me qira).

Subjektet me leje legalizimi dhe subjektet me çertifikatë pronësie do të përfshihen në listen e shpronësimeve për interes publik. Kjo listë që ende nuk është hartuar nga ARRSH-ja duhet të shkojë në Këshillin e Ministrave. Sipas ligjeve në fuqi vetëm me daljen e VKM-së ku parashikohet qartë dëmshpërblimi duhet të nisin shembjet e objekteve.

Protesta e banorëve

Prej datës 3 Nëntor, kur grupet e ARRSH-së shkuan në terren për të shënuar me kryq objektet që janë në gjurmën e rrugës banorët janë në protestë. Ata kërkojnë legalizim ‘on block’ dhe më pas dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Kjo kërkesë e tyre nuk është pranuar nga Qeveria. Përballë banorëve janë vënë Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa në mbështetje të tyre janë vendosur dy partitë opozitare PD dhe LSI. Opozita thotë se projekti i rrugës është korruptiv. 40 milionë euro për 2 km rrugë është vjedhje e pastër kanë deklaruar Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj kanë kërkuar që banorët të lirojnë banesat e tyre dhe ti hapin rrugë zhvillimit të qytetit. Sipas tyre banorët protestues po përdoren politikisht. Deri më tani nuk ka asnjë negociatë serioze nga ana e institucioneve shtetëtore me banorët protestues. /Riviera Dedaj-Opinion.al

Shkarko ne PDFfile:/…esktop/Harta e shpronesimeve-1.pdf

*Më poshtë harta zyrtare me objektet që parashihohet të shemben tek Unaza e Re

*Video: projekti per Unazen e Re

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author